0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Flet Policia e Kosovës, pasi u panë pjestarë të xhandarmërisë serbe në Kosovë!

Rekomandime

Pjestarë të xhandarmërisë serbe, gjatë ditës së sotme janë parë teksa kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.

- Advertisement -

“Menjëherë pas raportimit të këtij informacioni, njësitet policore kufitare kanë reaguar duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti”, thonë nga Policia e Kosovës për Indeksonline.

Njësitet policorë kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë.

Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i.

- Advertisement -

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit