3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Florian Marku: Nuk gjeni një si unë, as me Mike Tyson nuk e mendoj humbjen!

Rekomandime

Florian Marku ka rrëmbyer skenën pas triumfit me Rylan Charlton.

Boksieri shqiptar ka komentuar duelin e zhvilluar të shtunën në Londër dhe thekson se boksieri britanik nuk ishte në nivelin e tij.

- Advertisement -

“Ishte një ndeshje e fortë, por Rylan nuk është niveli im. Unë jam i një tjetër niveli dhe më besoni se jam në 40 për qind të kapacitetit tim tani.

Shpejtësia dhe eksperienca ime janë e tjetër niveli, sicc e tregova në ndeshje. E mora me relaks ndeshjen, me goditi një moment, por humba ekuilibrin.

- Advertisement -

Nuk ishte ndonjë goditje e fortë”, shprehet fillimisht Marku në intervistën e dhënë për Joe Leigh.

Vetëbesimi im është i një tjetër niveli, nuk gjeni dikë që beson kaq shumë te vetja. Unë besoj 100 për qind te vetja.

- Advertisement -

Nuk shkoj kurrë në një ndeshje dhe të mendoj se djali tjetër mund të më mundë. Mund të më sillni edhe Tyson (Mike), por kurrë nuk e mendoj.

Brenda vetes mendoj se jam më i miri. Nëse mendon se mund të humbësh, e ke humbur ndeshjen pa nisur”, shtoi boksieri shqiptari.

Marku mori një goditje në raundin e gjashtë dhe ra në tokë, por ai thekson se nuk ishte asgjë: “Kur pashë arbitrin që numëronte, i thashë çfarë po bën. Stafit tim i thashë që nuk kam asnjë problem dhe më thanë që të lëviz. Ua ktheva që nuk kam asnjë problem. Pastaj nisa të bëja ndeshjen time përsëri”.

Në lidhje me dorëzimin e kundërshtarit, Marku shtoi: “Stafi i Rylan mori vendimin e duhur. Ai nuk ishte në gjendje të mirë.

Edhe një raund tjetër dhe nuk mund të qëndronte. Ishte kundërshtar i fortë, nuk ra. Kur hodhën peshqirin nuk e godita më, ai ishte bërë keq në fytyrë. Më vjen mirë që stafi i tij bëri atë veprim, pasi tregoi që shqetësohej për të”.

Florian Marku kishte pasur një dëmtim në një prej gishtave të dorës, por nuk mund ta anulonte duelin me Charlton. Në lidhje me këtë lushnjari shton: “Në raundin e tretë apo të katërt, e godita Rylan dhe nëse shikon videon jam duke e futur gishtin në vend. Bëra disa goditje, sidomos me të majtën. Nuk e shfaqa faktin që kisha dëmtim, të gjithë e dinin. Nuk doja të tërhiqesha. Pas barazimit të parë doja të ndeshesha.

Nëse do kisha fituar, do e kisha shtyrë pak. Me atë që ndodhi doja vetëm t’u mbyllja gojën njerëzve. Tani të gjithë mendojnë ndryshe. Me Jammie isha në ditë të keqe, por fitorja ime ishte e pastër. Tani thonë që mund të boksoj, njerëzit ndryshojnë mendje”. /abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit