18.6 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Flutura Mazreku, vajza nga Kosova që punon në Qeverinë e Kanadasë: Jam e gatshme të kontriboj në zhvillimin e shtetit tim

Rekomandime

Është një nga vajzat shembull se si arrihet suksesi jashtë vendlindjes. Në vitin 2006 u zhvendos për të jetuar në Kanada ku u shkollua dhe arriti të bëhet pjesë e Qeverisë së Kanadasë, ku aktualisht punon si analiste e politikave. Fjala është për Flutura Mazrekun e cila vjen nga qyteti i Rahovecit.

Ajo në një intervistë dhënë për median “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon sa e ka pasur të vështirë të ndërtojë karrierë në Kanada, sa janë të përfshirë komuniteti shqiptar në jetën atje, nëse është e gatshsme të vijë në Kosovë të jape kontributin e saj, si dhe përmes një video jep një mesazh për të gjitha gratë në Kosovë që synojnë karrierë të suksesshme.

- Advertisement -

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë me znj.Flutura Mazreku dhe shikoni videon ku jep mesazhin për gratë nga Kosova:

Së pari një prezantim i juaji, një CV e shkurtër, shkollimi, puna?

Unë jam Flutura Mazreku, e lindur dhe e rritur në Rahovec, Kosove. Jetoj dhe veproj në Kanada që nga viti 2006. Jam analiste e politikave në Qeverinë e Kanadasë. Kam magjistrature në ligjin ndërkombëtarë të refugjatëve, ndërsa studimet bachelor i kam përfunduar në filozofi dhe juridik.

- Advertisement -

Jetoni dhe keni ndërtuar karrierë në Kanada. Na tregoni sa ka qenë e vështirë kjo dhe kishit ndonjë mbështetje?

Ndërtimi i karrieres sime në Kanada kishte shumë sfida, që nga zotërimi i gjuhës angleze në nivel akademik, deri te fakti që gjatë studimeve i mbaja dy punë: një si asistente në Parlametin Kanadez dhe një si Asistente Profesori në Universitet. Padyshim se pa mbështetjen e rrethit, përfshirë familjes gjithësesi, nuk do të kisha mundur t’i përballoj të gjitha këto vështirësi.

- Advertisement -

Nëse pranoi ndonjë ftesë nga ndonjë institucion në Kosovë, do të ktheheshit të jepni dijen dhe kontributin tuaj?

Patjetër, do të ishte privilegj dhe nder i madh të kontribuoja në vendim tim. Edhe pse Kanadanë e konsideroj si vendin tim, Kosova ka më shumë nevojë për talentin e shumë shqiptarëve të shtresës intelektuale dhe akademike që momentalisht gjenden anë e mbanë botës, por që Kosova nuk ju ofron mundësitë e duhura.

Cili është mesazhi juaj për vazjat dhe gratë në Kosovë që duan të ndjekin ëndrrat e tyre?

Ç’bashkëpunim keni me komunitetin shqiptarë në Kanada? Sa janë të përfshirë ata në projekte të caktuara dhe përgjithësi jetën shoqërore atje?

Unë jam goxha e lidhur me komunitetin shqiptarë në Kanada. Kam marrë pjesë në shumë organizime dhe evenimente të Ambasades së Kosovës në Kanada, pasiqë edhe punoja në Parlamentin Kandez për 6 vite.

Komuniteti shqiptarë në Kanadë është mjaft i integruar në jetën publike, kulturore dhe ekonomike duke bërë progres të jashtëzakonshëm në krijimin e imazhit pozitiv te refugjatëve të dikurshëm në qytetarë të dobishëm në shoqërinë Kanadeze. Komuniteti shqiptarë për dy dekada ka arritur suksese të jashtëzakonshme, dhe unë jam krenare te jem pjesë e këtij komuniteti. /Kids of Kosova/

VIDEO INTERVISTA KËTU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit