1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Fluturimet e avionëve shkelin sovranitetin, Greqia i dërgon notë proteste ambasadorit turk

Rekomandime

Pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Themistoklis Demiris, së fundmi i ka bërë një notë proteste të fortë ambasadorit turk në lidhje me fluturimet aktuale në territorin grek të disa avionëve turq.

Sipas Protothemës, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme nënvizoi se këto veprime janë shkelje e sovranitetit grek, përbëjnë një sfidë të papranueshme dhe janë në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

- Advertisement -

Ai theksoi gjithashtu se këto veprime, përveç se janë të paligjshme dhe provokuese, rrezikojnë trafikun ajror ndërkombëtar, janë plotësisht në kundërshtim me parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve dhe minojnë përpjekjet për konsolidimin e një klime besimi. Avionët F-16 të armatosur fluturuan mbi Samos, Lipsi, Arkios, Agathonisi, Fourni, Oinousses, Farmakonisi në një stërvitje ushtarake.|

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit