5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Vuçiq: Para Serbisë janë ditë të vështira, por njohja e Kosovës nuk do të ndodhë

Rekomandime

Serbia gjendet para ditëve të vështira, ka thënë në një konferencë për media presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, dhe me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Vuçiq ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është çështje ditësh.

Para Serbisë janë ditë të vështira, ka bërë të ditur president serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë konferencës, Vuçiq tha se në takimin me Palmerin dhe Lajçakut, u ka thënë se Serbia nuk dëshiron konflikt të ngrirë dhe dëshiron që të zgjidhë problemet nga e kaluara.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Vuçiq shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga Kosova, por ai tha se gjithashtu edhe pala kosovare duhet të angazhohet për këtë çështje.

Vuçiq tha se fuqitë e mëdha po i bëjnë presion Serbisë për të ndryshuar mendje lidhur me njohjen e Kosovës, por ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

- Advertisement -

Gjithashtu, Vuçiq tha se këtë pasdite do të fillojë prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V, në Institutin Torlak në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit