3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Fondi i 3% dhe Vendlindja Thërret”, ish anëtari i LPK-së me akuza të rënda, ja kërkesa e tij

Rekomandime

“Vjedhjet janë të rënda. E Isa Mustafa përflitet si vjedhës i një sasie të fondit të 3%, sikundër edhe Bujar Bukoshi, ndërsa në Fondin “Vendlindja Thërret”, vjedhësit kryesor janë Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla etj. Pra kryesisht janë njerëzit që dihen, por megjithatë do të duhej të bëhen hetimet në detaje dhe ato do ta sqaronin çështjen e të gjitha mjeteve të tubuara”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ish anëtari i LPK-së dhe njohësi i zhvillimeve politike, Muhamet Kelmendi ka kërkuar nga qeveria në ardhje hetimin e fondeve të luftës, të cilat sipas tij janë keqpërdorur dhe vjedhur.

- Advertisement -
Muhamet Kelmendi

Fondet që kanë qenë para dhe gjatë luftës janë çështje me të ndjeshme dhe tërësisht të pa hetuara në kuptimin e dedikimit të mjeteve. Ka shumë thash thëna se ku kanë shkuar ato mjete! Ka mendime se janë keqpërdorur dhe vjedhur në përmasa të mëdha dhe kështu është kryer vepër e rëndë penale. Është gjë normale që Kuvendi të merret me fondet e tilla.

Po jo vetëm Kuvendi, sepse dyshimet janë të bazuara e prandaj kërkohet që Prokuroria të zhvillon hetimet dhe ta paraqes çështjen në Gjykatën kompetente”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Duke parë mënyrën se si institucionet përgjegjëse për ta trajtuar dhe hetuar këtë çështje, nuk kanë vepruar deri më tash, sipas Kelmendit edhe në këtë mandat qeverisës nuk do të ecën asgjë përpara në këtë drejtim, pasi zbardhja e së vërtetës nuk i përgjigjet LDK-së, ku personi përgjegjës për menaxhimin e fondit 3% ka qenë kreu i tanishëm i LDK-së, Isa Mustafa.

- Advertisement -

Edhe pse është shumë e domosdoshme që të dihet e vërteta, nuk mendoj se do të bëhet gjë në këtë drejtim. Madje as që do të paraqitet si temë për koalicion midis VV-së dhe LDK-së.

Aq më tepër kur tashmë po dihet se LDK e ka shënjuar dhe do ta ketë në përgjegjësi të qeverisjes Ministrinë e Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Kjo do të pengon organet hetuese për tu marr me këto vepra dhe me vepra të tjera kriminale nga të cilat do të pësonin njerëz të lidhur me LDK-në.

E kur flasim për Fondin 3%, aty është vetë LDK dhe njerëzit e saj, si Isa Mustafa etj., që dyshohen për natyrën e tillë të keqpërdorimit dhe të veprës së kryer kriminale me abuzimet e këtij fondi.

Prandaj nuk është aspak rastësi pse e zgjodhi LDK këtë Ministri për vete. Jo vetëm kjo e fondit 3%, por as veprat tjera penale, për të cilat ka dyshime, nuk do të hetohen”, shtoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, vetë përplasjet e deritashme në mes të LVV-së dhe LDK-së për ndarjen e hises në bashkëqeverisje, po tregon se të dyja këto parti politike po luftojnë për mbrojtjen e interesave të tyre dhe jo për interesin e qytetarit.

Prandaj nuk do ta luftojnë as krimin e organizuar dhe korrupsioni, një segment i të cilit janë edhe fondet e luftës, fondi 3 dhe ai Vendlindja Thërret.

Pra edhe VV dhe LDK po shihet se janë të kapur pas interesave të ngushta karrieriste dhe pothuajse e kanë lënë tërësisht korrupsionin dhe krimin e organizuara mbrapa, si çështje që nuk do ta kenë në prioritet.

Nuk do të merren fare me atë veprimtari kriminale që ta luftojnë dhe pamundësojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij fenomeni kancer për shtetin”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, llidhur me këto fonde vazhdimisht janë përmendur shifra marramendëse të krijuara nga mjetet e dhuruara prej shqiptarëve, në funksion të luftës dhe ndërtimit të shtetit, por ato janë abuzuar.

“Ka të dhëna se dy fondet janë me shuma marramendëse. Sa janë ne nuk e dimë, por shkohet në shuma 8..9 e 10 shifrore.

Pra, në marrëveshjen për koalicion është dashur të futet është çështja e tillë sepse populli kërkon që të zbardhet e vërteta, e kjo zbardhet vetëm nëse formohen dy komisione për të dy fondet, atë të Qeverisë Bukoshi 3% por edhe për Fondin Vendlindja Thërret dhe të del raporti para Kuvendit. Aty do të duhej të shqyrtohen fondet dhe të merren vendimet adekuate. Vjedhjet janë të rënda.

E Isa Mustafa përflitet si vjedhës i një sasie të fondit të 3%, sikundër edhe Bujar Bukoshi, ndërsa në Fondin “Vendlindja Thërret”, vjedhësit kryesor janë Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla etj.

Pra kryesisht janë njerëzit që dihen, por megjithatë do të duhej të bëhen hetimet në detaje dhe ato do ta sqaronin çështjen e të gjitha mjeteve të tubuara”, përfundoi ish anëtari i LPK-së, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit