0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Forcat ruse kanë ngecur në shumë pjesë të Ukrainës, nuk janë në gjendje ta marrin Mariupolin

Rekomandime

Forcat ruse janë kryesisht të bllokuara në disa pjesë të Ukrainës, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Nuk ka pasur “asnjë ndryshim” në situatën në Mariupol, Chernihiv, Mykolaiv ose Kharkiv, tha zyrtari.

- Advertisement -

“Ata nuk kanë bërë asnjë përparim në lëvizjen drejt Kievit, nuk kanë bërë asnjë përparim diku tjetër në veri, qoftë Chernihiv apo Kharkiv”, tha zyrtari.

Në Mariupol, forcat ruse vazhdojnë të përdorin “sulme me rreze të gjatë”, por “nuk kanë qenë në gjendje të marrin Mariupolin”, tha zyrtari, i cili shtoi po ashtu se nuk ka pasur asnjë ndryshim në hapësirën ajrore apo detare.

Forcat ruse “nuk po bëjnë asnjë përparim në Mykolaiv gjatë fundjavës, kështu që ata janë jashtë qytetit”.

- Advertisement -

Sipas asaj që shkruan CNN, zyrtari theksoi se forcat ruse kanë kryer më shumë se 1,370 sulme me raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit