6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pacolli: Turqia na ka ofruar vaksina antiCOVID, por u refuzuan nga Vjosa Osmani

Rekomandime

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se Turqia ka ofruar vaksina antiCOVID vendit tonë, por sipas tij, ato janë refuzuar nga presidentja Vjosa Osmani.

“Unë e di se Turqia na ka ofruar vaksina kineze, por ato janë refuzuar nga Presidentja Osmani duke thënë se ne duam vetëm ‘Pfizer’”, tha Pacolli.

- Advertisement -

Unë nuk kam pasur mundësi të qëndroj duarkryq, unë i kam shkruar Kurtit pasi që vendimi për ardhjen e një vaksine duhet të bëhet direkt nga Qeveria e një shteti. Unë i kam treguar se kam kontakte dhe mund të ofroj një ndërlidhje më të shpejtë mes Qeverisë dhe kompanisë në fjalë, kontaktin ma ka ofruar personalisht Edi Rama dhe kam udhëtuar e jam takuar me krerët e kompanisë.

Ai ka thënë se mund të ketë ndikim në kompaninë në fjalë, për t’i siguruar rreth 500 mijë vaksina.

Pacolli deklaroi në Klan Kosova se oferta e tij ndaj kreut të ekzekutivit siç duket nuk do të pranohet, pasi sipas tij, ai Kurtin e ka kontaktuar para dy apo tri javëve dhe deri më tani do të mund të siguronte një kontigjent prej 100 mijë vaksinave si fillim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit