19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i hyjë ndeshjes me Maqedoninë e Veriut me plot mungesa nesër mbrëma.

Milot Rashica, Besar Halimi, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani (me shumë gjasë), Idriz Voca, Hekuran Kryeziu e Samir Ujkani do të jenë mungesat e mëdha të trajnerit Bernard Challandes.

- Advertisement -

Dhe, zvicerani do të mundohet ta kombinojë një ekip për t’ju bërë ballë maqedonasve në ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski Arena” në Shkup, duke filluar nga ora 20:45.

Duke e pasur parasysh numrin e madh të mungesave, Challandes ka provuar dje në stërvitje opsione të ndryshme në fushë.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e mundshëm të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muriç; Vojvoda, Aliti, Dresheviç, Kololli; Berisha, Shala, Celina, Zeneli, Zhegrova, Nuhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit