7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Foto nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai kroat Andrej Plenkoviq kanë vizituar pasagjerët e Iënduar gjatë aksidentit me autobus në autostradën A3, të cilët janë duke u trajtuar për shërim në spitalin e Slavonski Brodit.

- Advertisement -

Midis të Iënduarve janë dy pacientë të vendosur në kujdes intensiv.

“Kjo është një ditë e vështirë për ne. Unë dua ta falënderoj kryeministrin Plenkoviq për ndihmën e tij dhe reagimin e shpejtë, por edhe mjekët. Pacientët tanë janë në duar të sigurta, ata kanë marrë ndihmën psikologjike dhe atë shëndetësore. Unë kam vizituar pacientë në të gjitha dhomat dhe ata në njësinë e kujdesit intensiv. Unë dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor që po kujdesen për pacientët”, tha Kurti në një konferencë për medie para spitalit.

“Shpreh ngushëllimet e mia edhe një herë, para së gjithash familjeve të të ndjerëve. Ne vizituam të gjithë pacientët, 98 për qind të tyre janë mirë, besoj se mjekët kroatë janë duke bërë gjithçka”, tha Plenkoviq.

- Advertisement -

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë Iënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

- Advertisement -

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në autobus ishin 69 pasagjerë. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit