19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

FOTO/ Përveç pIumbave, Policia e Kosovës po sfidohet në veri edhe me këtë metodë

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë mbajtur sot konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Në këtë konferencë, Sveçla konfirmoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, dhe sipas tij faktet tregojnë se ky akt është kryer me granatë dore dhe AK47.

- Advertisement -

Sveçla poashtu theksoi se sulmi ka qenë i drejtuar ndaj disa policëve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Më tutje ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme tjera ndaj policëve të Kosovës në veri.

Ndërsa në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, suImi me gurë, gjuajtja me ‘zjarr’ dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit