Besarta Hamëz Jashari ka publikuar në Facebook një fotografi të rrallë të komandantit legjendar Adem Jashari.
“Kryekomandanti i UÇK-së, më ndryshe!”, shkroi ajo.
“E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe. Por më shumë e deshi lirinë, për të cilën dha çdo gjë”, shkroi Besarta.
“Gëzuar Epopeja e të lavdishmes UÇK”, uroi ajo.
Epopeja e UÇK’së u mbyll me Natën e Zjarreve në Prekaz.
24 vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit, i cili njihet edhe si komandant legjendar i UÇK’së.