18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

A ishte në dijeni Ibrahim Rugova për sulmin në Prekaz, flet njëri ndër themeluesit e LDK-së

Rekomandime

Njëri ndër bashkëthemeluesit e LDK-së, Rexhep Gjergji, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se cfarë po ndodhte në Prishtinë në kohën kur po sulmohej Kulla e Jasharëve në Prekaz më 1998. Ai tregon se si kishin vendosur së bashku me njërin ndër bashkëthemeluesit tjerë që të nisen për në Skenderaj e të jenë dëshmitarë të sulmit të paparë që po ndodhte mbi familjen Jashari.

- Advertisement -

Gjergi ka treguar se ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ishte në dijeni që po ndodhte sulm mbi shqiptarët në Drenicë. Ai shton se zyra e QIK-ut ishte ngjitur me atë të LDK-së dhe informatat qarkullonin.

“Natyrisht që ishte në dijeni. Informatat qarkullonin vazhdimisht edhe nga QIK-u. Ishte e pamundur të thoshte diçka. Udhëzimi i tij ishte që të shkojmë tek profesori Fehmi Agani dhe mblidheni kryesinë. Çfarëdo që vendosni unë jam për. Ishte e pamundur që një udhëheqës të merrte një vendim pasi në çdo 10 metra kishte ndalesa e kontrolla. Nuk kishim instrumente shtetërore në dorë. Për disa vite me radhë kisha udhëhequr organizmin e LDK-së në diasporë. Së bashku me Basri Musmurati kishim vendosur të organizonim brendshëm”, tregoi ai.

Gjergj shpjegon se në mbledhje ishte marrë vendim që të niseshin nga vushtrria e t’i afroheshin vendit të ngjarjes.

- Advertisement -

“Unë propozova në mbledhje që duhej të niseshim urgjentisht për në Vushtrri. Pasi kishte shumë migrim nga popullsia që largoheshin nga fshatrat e Drenicës. Iu afruam shumë Prekazit. Me Basri Musmuratin vendosëm të shkojmë. Gjatë rrugës kishte një punkt policor të egër, që qytetarët e dinë sa njerëz janë maltretuar aty. Në kryesinë e degës kemi parë gjendjen dhe vendosëm për mobilizim. Bashkëpunonim edhe me Shoqatën Nëna Terezë dhe vendosëm të pranojmë sa më shumë njerëz”, shton Gjergji.

Gjergji thotë se makineria ushtarake që ishte parë në Prekaz i ngjante asaj të një lufte kundër një shteti e jo një aksioni

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit