7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Legjioni i të huajve vullnetarë tashmë kanë hyrë në betejë, po mbrojnë Kievin nga rusët

Rekomandime

Nga Ukraina mësohet se të huajt vullnetarë kanë hyrë në luftë në frontin verior të Ukrainës dhe po mbrojnë kryeqytetin Kiev.

- Advertisement -

Sipas reporterit ukrainas Ilya Ponomarenko luftëtarët vullnetarë të huaj kanë hyrë në Betejën për Kiev. Ai ka postuar një fotografi të një grupi të tyre nga fronti.

Në Kiev tashmë ka nisur bombardim i ashpër i rusëve përsëri në mbrëmje dhe sipas Ponomarenko bëhet fjalë për sistemin rus raketor Iskander.

- Advertisement -

Gjithashtu, Pentagoni ka shtuar se që nga e hëna e kësaj jave besohet se Rusia ka futur gati 100 % të trupave të përgatitura për invadimin e Ukrainës në betejë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përkundër kësaj nuk ka përparim të dukshëm të forcave ruse në front ende. Kanë ngecur si në Kiev e Chernihiv në veri, Kharkiv në lindje dhe ka ende rezistencë në Mykolaiv dhe Odesa në jug edhe pse ka rënë Melitopol dhe Kherson më parë./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit