11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Fotomontazhi i Vetëvendosjes për Hotin, Zyra e Kryeministrit e quan të ulët

Rekomandime

Zyra e kryeministrit, Avdullah Hoti, ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje se kjo Qeveri është e varur nga Lista Serbe dhe se është marionetë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq.

LVV-ja përmes një fotomontazhi e ka paraqitur kryeministrin Avdullah Hoti duke bërë lëvizjet ashtu siç dëshiron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas tij është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Por, këshilltari i Hotit, Xhavit Beqiri, këto veprime i vlerësoi të ulëta.

- Advertisement -

Beqiri tha se veprimet e tilla nga partia opozitare LVV, janë të ulëta edhe konceptualisht edhe nga ana etike. “Këto janë shumë të ulëta edhe konceptualisht, edhe nga aspekti etik”, ka thënë shkurt Beqiri për Telegrafin.

Ndryshe, LVV-ja përmes një fotomontazhi një ditë më parë e ka paraqitur kryeministrin Avdullah Hoti duke bërë lëvizjet ashtu siç dëshiron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas tij është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhrat e Serbisë”, thuhet në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit