1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Franca dërgon armatimin e rëndë në Ukrainë – sistemet antitank ‘Milan’ dhe ‘Ceaser’

Rekomandime

Franca do to dërgojë obus vetëlëvizës Caesar – armatim me rreze të gjatë – në Ukrainë, konfirmoi të premten Pallati Elysee.

Në një intervistë për Ouest-France, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi “po shpërndante pajisje të konsiderueshme dhe disa lloje armatimi duke përfshirë Milan dhe Ceaser”.

- Advertisement -

“Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Gjithmonë duhet të kemi një vijë të kuqe, e cila është të mos jesh bashkëpjesëmarrës në Iuftë”, shtoi presidenti francez, raporton cnn.

Rreth 40 anëtarë të shërbimit ushtarak ukrainas do të mbërrijnë në Francë për t’u trajnuar rreth pajisjeve të reja ushtarake.

Sistemet e armëve antitank, Milan tashmë janë dorëzuar, tha Elysee. Caesar është një sistem artilerie i montuar në kamion me një armë vetëlëvizëse të zhvilluar nga Nexter Systems.

- Advertisement -

Ndryshe, ushtria franceze tashmë ka shfrytëzuar pajisjet Caesar në vende të ndryshme, duke përfshirë “Afganistanin, Libanin, Malin, Irakun dhe Azinë Lindore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit