8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Alarmon kryetari i Republikanëve Kurti: Ky është kurthi i ri i Ramës ndaj Kosovës: Kujdes!

Rekomandime

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, po përgatit “kurthin” ndaj Kosovës, përmes marrëveshjes për qarkullimin e lirë Kosovë-Shqipëri.

Kurti ka thënë se Rama, po ia heq barrierën Serbisë pa e njohur Kosovën, duke mundësuar qarkullimin e lirë sipas projektit “Ballkani i Hapur”.

- Advertisement -

Sipas tij, bashkimi kombëtar nuk do të ndodhë kurrë me Ramën kryeministër.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Kthimi 360 shkallë i kameleonit politik E. Rama!

- Advertisement -

Për gjithë ata që nuk dinë t’i lexojnë nënrreshtat…

kujdes nga kurthi i radhës së Ramës:

- Advertisement -

Qarkullimi i lirë Kosovë-Shqipëri jo vetëm për interesin e Shqiptarëve, por për interesin ekskluziv të “Ballkanit të Hapur” sepse pa qarkullim të lirë nëpër Kosovë nuk mund të ketë një “Ballkan të Hapur “.

Serbia kufizon me Kosovën dhe jo me Shqipërinë, kështu që detyra e Ramës është t’ia heq këtë barrierë Serbisë pa e njohur Kosovën. Kjo arrihet lehtë me qarkullimin e lirë në mes të Kosovës dhe Shqipërinë.

Po të ndodhte qarkullimi i lirë pa planin e Ramës dhe Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur” në dëm të Kosovës- atëherë mund të quhej një hap i madh për shqiptarët drejt Ribashkimit Kombëtar.

Me Ramën kryeministër kjo kurrë nuk do të ndodhë.

Fjalët e “mëdha” të këtij manipulanti si “do votoja pro për Bashkimin Kombëtar” dhe para ca viteve “një president për dy shtetet tona” janë fraza për ti mashtruar “Malokët e Kosovës” siç na quan ky me plot endje!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit