Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi thotë se në Serbi ka pasur përplasje për manastirin e Deçanit.Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se problemi me rrugën Deçan-Plavë ka të bëjë më shumë në aspektin ekonomik.
“Autostradë kjo rrugë vërtet nuk është por është një arterie që zhbllokon qarkullimin e Evropës drejt Kosovës shumë më lehtë se nga drejtimi i Serbisë. Këtu kemi parasysh se Plava lidhet më autostradën ndërkombëtare vetëm për 10 minuta”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim thotë se Vuçiqit nuk i interesojnë fare kishat në Kosovë por sipas tij ai ka synim ta ndajë Kosovën.
Gashi thotë se KFOR-i vitin e kaluar ka pasur në plan të largohet nga pika që e mbron kishën e Deçanit.
“Policia e Kosovës ka pasur ta marrë mbrojtjen e manastirit ashtu siç e ka tani Patriarkanës së Pejës”, tha ndër të tjera Milazim Gashi.