16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mrekulli: Qeni sakrifikon veten për të mbrojtur 10 vjeçarin nga ujku / VIDEO

Rekomandime

Një mrekulli ka ndodhur në Rusi ku qeni ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar fëmijën 10 vjeç nga sulmi i një ujku.

- Advertisement -

Fëmija me emrin Yemelyan po luante lojë kukufshehtas me vëllezërit e motrat e tij në Republikën veriore të Rusisë, Komi.

Videoja tregon djalin që fshihet në një grumbull dëbore, pa e ditur se një ujk kishte dalë nga pylli aty pranë.

Qeni “Jack Russell Jessie” dalloi rrezikun ekstrem për Yemelyan dhe vrapoi si një plumb për të sfiduar ujkun e madh.

- Advertisement -

Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur qeni hidhet si shigjetë në dëborë.

Klithma e qenit alarmoi Yemelyan, i cili kishte kohë për të ikur nga rreziku dhe për t’u treguar prindërve të tij për sulmin.

- Advertisement -

Babai i tij Ruslan thirri miqtë e tij, duke përfshirë gjuetarë vendas, dhe nxituan jashtë.

Ujku lëshoi ​​qenin që kishte kafshuar por e plagosur rëndë, kafsha e gjorë ngordhi më vonë.

Klikoni këtu për të parë videon

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit