10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Frika e Zemajt se situata me Covid mund të ‘eskaloi’: Ja dy raste kur kërkonte vota e nuk e respektonte masat

Rekomandime

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë takimit të Komitetit për pandeminë COVID-19, ka thënë se javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve, dhe gjendja në SHSKUK është e ngarkuar.

- Advertisement -

“Ngarkesa që është tash në SHSKUK në një kohë të shkurtër nëse vazhdon kështu do të jetë e pa përballueshme”, ka thënë Zemaj.

Por kjo situatë gjithnjë sipas infektologëve erdhi edhe për shkak se partitë gjatë fushatës zgjedhore fare nuk i respektuan masat.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe vet ministri Zemaj të paktën në dy raste, shkruan Kosova Ime.

- Advertisement -

Më 29 janar të 2020, Zemaj ishte prezent në një takim në një lokal në Deçan ku shiheshin mbi 20 persona, ndërsa distanca fare nuk ishte respektuar.

Këtë gjë e tregon foto e mëposhtme.

- Advertisement -

Për këtë foto Zemaj ishte kritikuar jashtëzakoisht shumë, për çka kishte thënë se ka gabuar.

“Nuk është shembull i mirë, absolutisht, nuk është shembull i mirë. Ishte gabim, ajo çka bëra, ishte gabim”, kishte deklaruar Zemaj.

Por vetëm dy ditë pas kësaj deklarate, sajtësisht me 31 janar, Zemaj sërish kishte shkelur rregullat anti-Covid, ku ishte mbledhur në një odë ku shihen të mbledhur rreth 30 persona.

Në këtë tubim shihet se shumica e personave kanë maska, por që nuk respektohet fare distanca, kurse numri i personave të mbledhur është shumë më shumë se lejohet.

“Isniqi si gjithmonë i djathtë, LDK dhe Rugovian! Vazhdojmë”, kishte shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se vetëm sot nga coronavirusi në vendin tonë kanë vdekur 8 persona, kurse janë shënuar 828 raste të reja. /Kosova Ime/.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit