1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Frika nga pushtimi rus! SuIm kibernetik ndaj Bankave të Ukrainës, bie edhe faqja e Ministrisë së Mbrojtjes

Rekomandime

Ekspertë të sigurisë së Ukrainës raportojnë se disa nga bankat e vendit kanë rënë pre e një suImi kibernetik.

PrivatBank dhe Oschadbank janë prekur nga suImi, ndërsa edhe uebfaqja e Ministrisë së Mbrojtjes së vendit gjithashtu raportohet se ka rënë.

- Advertisement -

SuImi vjen mes frikës, se një suIm kibernetik rus mund t’i paraprijë një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Uebsajtet për Oschadbank dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës nuk funksionuan kur The Mirror u përpoq të hynte në to këtë pasdite.

Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit të Ukrainës, e njohur si Qendra Stratcom, konfirmoi se aplikacioni PrivatBank nuk funksionon për disa përdorues.

- Advertisement -

Stratcom, shkroi në Facebook: Gjatë orëve të fundit “PrivatBank” është nën një suIm masiv DdoS. Përdoruesit e Privat24 raportojnë probleme me pagesat dhe në përgjithësi me funksionimin e aplikacionit. Disa përdorues janë plotësisht të paaftë për të hyrë në Privat24, të tjerët nuk pasqyrojnë bilancin dhe transaksionet e fundit. Nuk ka asnjë kërcënim për fondet e investitorëve. Cyberattack lidhet ekskluzivisht me aplikacionin Privat24. Pjesa tjetër e transaksioneve financiare kryhen në mënyrë normale.

Në ‘Oschadbank’ ka gjithashtu probleme, internet banking nuk funksionon. Gjithashtu ka pësuar suIme edhe faqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

- Advertisement -

Ky suIm vjen në një kohë kur ishte paralajmëruar se para një pushtimi, Rusia mund të niste si fillim një suIm kibernetik ndaj Ukrainës.

Tensionet midis dy vendeve kanë arritur në kulm ndërsa perspektiva e një pushtimi të plotë po afrohet. Ushtarët rusë testuan sot sistemin raketor OTR-21 Tochka-U pranë kufirit të Ukrainës, si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë.

Ndërkohë, më shumë se 130,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufirin e Ukrainës, ndërsa paralajmërohet se Kremlini do të urdhërojë një suIm në orën 3 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit