Një aksident i çuditshëm ndodhi sëfundmi në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stamboillit në Turqi.
Mediat lokale raportojnë se një helikopter ushtarak i përdorur nga xhandarmëria për pak u shkatërrua plotësisht për faj të pilotit, i cili nuk llogariti hapësirën e kthimit duke bërë që bishti të kapë në një shtyllë elektrike.
Kjo ka bërë që helikopteri të destabilizohet tërësisht duke lëvizur mënyrë të pakontrolluar për disa sekonda.
Dëmet e pësuara janë minimale, megjithatë kjo ishte për shkak të fatit, pasi gjithçka mund të kishte shkuar edhe më keq.