10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shaqa thyen heshtjen, tregon nëse kapiteni Xhaka është arsyeja që nuk iu bashkua Zvicrës për ndeshjet e shtatorit

Rekomandime

Xherdan Shaqiri sot ka bërë paqe me Zvicrën

- Advertisement -

Lajme të mira për kombin zviceran pati sot pasi Xherdan Shaqiri është pajtuar me trajnerin Vladimir Petkovic, me mesfushorin nga Zhegra që ka pranuar të rikthehet të luajë përsëri për Përfaqësuesen e Zvicrës, shkruan Reporteri.net

Kishte shumë spekulime se Shaqiri refuzoi Zvicrën pasi ‘Helvetikët’ ia kanë dhënë shiritin e kapitenit Granit Xhakës dhe jo atij, por kjo nuk qëndron.

Ylli i Liverpoolit ka thënë sot se nuk ndihej i aftë që ta ndihmonte Zvicrën në muajin shtator.

- Advertisement -

“Nuk u ndjeva i aftë ta ndihmoja Kombëtaren në muajin shtator. Në konsultim me drejtuesit e Kombëtares hoqa dorë nga ftesa për t’u përqendruar tek klubi. Doja të kthehesha në nivelin maksimal për të mundur t’i ndihmoj shokët e Kombëtares. Më duhej pushim”, ka deklaruar Shaqiri në deklaratën e publikuar nga Federata e Zvicrës.

Rezultate imazhesh për shaqiri petkovicNë lidhje me rastin u deklaruar edhe Pierluigi Tami, menaxheri i Kombëtares së Zvicrës.

- Advertisement -

“Doja të kuptoja në një takim ballë për ballë se cili ishte këndvështrimi i tij. Ne kemi vendosur me Xherdanin, të mos zbulojmë detaje në lidhje me përmbajtjen. Shaqiri është pjesë e ekipit tonë. Jemi të lumtur që kemi mundësi të mbështetemi tek ai,” ka thënë Tami.

Ndryshe, Shaqiri përsëri nuk do të mund ta ndihmojë Zvicrën, tani për ndeshjet e tetorit, por kësaj radhe për shkak të një lëndimi. /

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit