15.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Frikë nga pushtimi i Rusisë, jepet alarmi nga Britania për armatosjen e Moldavisë

Rekomandime

Moldavia duhet të “pajiset me armatimin e NATO-s” për t’u mbrojtur kundër Rusisë, sipas një deklaratë të sekretares së Jashtme britanike, shkruan The Guardian.

Në një intervistë me The Telegraph, Liz Truss tha se Mbretëria e Bashkuar po diskuton perspektivën me aleatët e saj, duke qenë se Vladimir Putin ka qenë “i qartë në lidhje me ambiciet e tij për të krijuar një Rusi më të madhe”.

- Advertisement -

Ajo tha se qëllimi ishte mbrojtja e Ukrainës por kjo, vlen edhe për “shtetet e tjera të cenueshme” si Moldavia, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

“Ajo për të cilën ne jemi duke punuar në këtë moment është një komision i përbashkët me Ukrainën dhe Poloninë për përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës në standardin e NATO-s,” tha Truss.

E pyetur nëse kjo është për shkak se Rusia përbën një kërcënim sigurie për Moldavinë, ajo tha: “Absolutisht. Dua të them, Putini ka qenë i qartë për ambiciet e tij për të krijuar një Rusi më të madhe.“Dhe vetëm për shkak se përpjekjet e tij për të marrë Kievin nuk ishin të suksesshme, nuk do të thotë se ai i ka hequr dorë nga këto ambicie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit