8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Frikë nga virusi i ri, 63 persona po qëndrojnë të izoluar në aeroport deri në publikim të rezultateve për një të dyshuar

Rekomandime

Rreth 63 persona që mbërritën në Hanover nga Londra mbrëmjen e së dielës nuk janë lejuar të largohen nga aeroporti, çka shkaktoi tension mes pasagjerëve të bllokuar.

Zyrtarët lokalë njoftuan se njëri prej udhëtarëve ka rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe sipas tyre, ai me shumë gjasë, është prekur nga varianti i ri i virusit që po mbjell frikë nëpër Evropë.

- Advertisement -

Këtë pritet ta vërtetojnë plotësisht testet e kryera mbi personin në fjalë, por të tjerë ndërkohë mbeten të izoluar.

“Në aeroportin e Heathrow-t, askush nuk më kontrolloi, askush nuk më pyeti se nga vija e ku shkoja. Dhe kur u ulëm në vendet tona në avion, gjithçka shkoi shumë normalisht, udhëtimi po ashtu. Kur zbritëm pastaj në tokë, u shqetësuam sepse dyert nuk po hapeshin”, shprehet Sabrina Dinkler-Stemme, pasagjere e bllokuar në Hanover.

“Jemi të gjithë të lodhur, ka njerëz këtu që nuk i mbajnë dot lotët. Të gjithë flasin me familjarët e tyre të shqetësuar. Unë vetë kam qarë shumë. Jam e dërrmuar, dua thjesht të shkoj në shtëpi”, tregon Sophie, pasagjere.

- Advertisement -

Një tjetër pasagjere, Manuela Thomys tha se po mbahen kundër dëshirës së tyre të bllokuar në aeroportin e Hanoverit. Ajo shpjegoi se i janë bërë testet e koronavirusit dhe askush nuk do të dalë prej andej deri sa të mësohen rezultatet.

“Ju lutemi, na ndihmoni të largohemi”, ishte thirrja e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit