1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

FSK bëhet bashkë me Gardën Kombëtare të Amerikës

Rekomandime

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren do të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare EIowa (IANG) në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK).

- Advertisement -

Sipas një njoftimi, qëllimi i punëtorisë është të simulojë një seancë të planifikimit strategjik për operacionet e paqes nga perspektiva e korrikut 1999 në Kosovë. Në program, një grup prej afro 80+ pjesëmarrës – ushtarë nga FSK dhe Garda Kombëtare eIowa – së pari do të takohen në një seancë plenare për një brifing fillestar dhe më pas do të shpërndahen në 10 grupe për të zhvilluar planifikimin për çështje specifike mbi sfidat me të cilat përballen paqeruajtësit në 120 ditët e para të një operacioni paqeje – nga rivendosja e shërbimeve thelbësore, kthimi i refugjatëve, të drejtat e njeriut, krimet e luftës, ndihma humanitare, administrata civile, drejtësia kalimtare dhe më shumë. Pastaj, secili grup do të informojë të gjithë 80+ pjesëmarrësit.

“Kjo është një nga ngjarjet thelbësore akademike për vizitën e Gardës Kombëtare të EIowa dhe bashkëpunimit me Forcat e Sigurisë së Kosovës, në vjeshtë 2019. Ftoheni të përcillni ceremoninë hapëse në orën 8:00 në amfiteatër të madh të UPZ dhe atë përmbyllëse në orën 14:00 dhe ndonjë sekuencë gjatë ditës. Ne do ju asistojmë të intervistoni shkurt gjatë ditës ndonjë gjeneral nga ushtria amerikane dhe FSK”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit