11.3 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Kështu po i trajnon ushtria amerikane ushtrinë e Kosovës

Rekomandime

Në kazermën „Ushtarët e NATO-s“ të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Istog, u mbajt gara ,,Ujku Garues 2019“.

Ujku Garues është një garë e shkathtësive ushtarake e organizuar nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, e cila është e fokusuar në këto disiplina: Vrapim 3km, Hedhja e granatës së dorës (5,10 dhe 15 metra), Shtyrja e autoblindës (25 metra), Vëzhgim (identifikimi i pajisjeve dhe objekteve ushtarake në largësi të caktuar), Kalimi i zonës së minuar, Kalimi mbi zonë të rrezikshme, Komunikimi, Bartja e viktimës (50 metra).

Ky është viti i pestë më radhë, që BRSH-ja organizon këtë garë, në të cilën, pjesëmarrësit marrin pjesë si ekip, dhe garojnë si një trupë e përbashkët. Këtë vit, kanë marrë pjesë gjithsej 10 ekipe, me nga pesë pjesëtarë nga Batalioni i Parë, i Dytë dhe i Tretë i BRSH-së, dhe një ekip nga Garda Kombëtare Ajova.

- Advertisement -

Në ceremoninë e certifikimit ka marrë pjesë komandanti i BRSH-së gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, zv. komandanti i BRSH-së, kolonel Hysen Dreshaj, oficerë dhe nënoficerë të BRSH-së, dhe të njësive tjera të FSK-së.

Komandanti i BRSH-së, gjenerali Fadil Hadërgjonaj tha se: „Qëllimi i mbajtjes së garave është që të testohen shkathtësitë ushtarake në disa disiplina, ta ngritim nivelin e aftësive psiko-fizike dhe profesionale të ekipeve tona, me theks të veçantë; ngritja e nivelit të punës ekipore dhe të avancojmë shpirtin garues me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtare.“

Në fund të garës, u përzgjodhën tri ekipet që zunë vendet e para, në bazë të paraqitjes së treguar në të gjitha disiplinat e kësaj gare.

- Advertisement -

Vendin e parë zuri Kompania B e Bat 2, vendin e dytë – Kompania C e Bat 3 dhe vendin e tretë – Kompania e MB (mbështetëse) e Bat1.

Kjo garë e shkathtësive ushtarake është realizuar për herë të parë në BRSH, në vitin 2015.

Ideja për realizimin e kësaj gare ka dal si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve tanë dhe nënoficerëve të kontingjentit slloven.
Në fund të kësaj ceremonie, gjenerali Fadil Hadërgjonaj ndau certifikata dhe mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit