3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

FSK dhe KFOR’i amerikan gjejnë një bombë 100 kg të luftës së II botërore

Rekomandime

Me rastin e përfundimit të shërbimit të Taskforcës së EOD-së të KFOR-it Amerikan në Kosovë, kompania e deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD-se Amerikane kanë organizuar demolimin e mjeteve të pashpërthyera në poligonin e Harilaqit.

- Advertisement -

Mjetet e shkatërruara janë mjete të gjetura në operacione të deminimit në Kosovë ku ndër to ishte edhe bomba 100 kilogramësh e Luftës së dytë Botërore.

Ne këtë organizim kane marre pjese Shefi i shtabit të GK, N.Kolonel Nevzat Asllani, KOMRMC N.KOL Shpend Zogaj dhe mysafir nga Shtabi i KFOR-it në kampin Film City.

Me këtë kastë janë ndarë mirënjohje për shërbimin në Taskforcën EOD në Kosove.

- Advertisement -

N.kolonel Nevzat Asllani në emër të Komandantit të Gardës , Gjeneral Brigade Xhevahir Geci i ka falënderuar për punën e tyre në Kosovë dhe u ka uruar suksese të mëtutjeshme.
Pas përfundimit të demolimeve Komandanti i Kompanisë se Deminimit, Major Gezim Sada i ka dhuruar udhëheqësit të TASKFORCE EOD Toger Michael Villahermosa dekoratën e Kompanisë së Deminimit .

Toger Villahermosa , Majorit Gëzim Sada dhe zëvendës Komandantit të Kompanisë së Deminimit, Kapiten Beslir Hoxhaj, ju ka dhuruar hartën e Kosovës që përmban fragmente nga mjetet e shkatërruara në operacionet e përbashkëta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit