23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

FSK fiton vendin e tretë në garën ndërkombëtare “Best Squad Competition” në Slloveni

Rekomandime

Edhe kësaj radhe ushtarakët nga Kosova, dëshmuan që janë të përgatitur, të aftë dhe të gatshëm ti dalin ballë çdo sfide, për përgatitjen, profesionalizmin, përkushtimin dhe shpirtin ekipor skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), fituan vendin e tretë.

Gjatë garës ushtaraket u sfiduan me një serë aktivitetesh si kalimi i poligonit me pengesa, furnizimi në fushëbetejë, kalimi i pengesave në ujë, detyra taktike dhe aktivitete tjera që sfiduan udhëheqjen, përgatitjen, gatishmërinë dhe shpirtin ushtarak individual dhe ekipor.

- Advertisement -

Gara u realizua nga 4 deri me 6 maj, 2022 në Slloveni dhe morën pjesë gjithsej pesëmbëdhjetë skuadra. Nga të cilat katër ishin të vendeve partnere si SHBA, Kroaci, Çeki dhe Kosova, kurse njëmbëdhjetë skuadra tjera ishin nga ushtria Sllovene.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit