1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

FSK-ja në misione paqeruajtëse, Quni: Po përmbushim të gjitha parakushtet për të qenë në NATO

Rekomandime

Ushtria e Kosovës do të renditet përkrah ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

- Advertisement -

Kryeministri Avdullah Hoti e konsideron një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në rrugën e afirmimit dhe forcimit të rolit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, tha për Euronews Albania se kjo është një ngjarje historike për kombin dhe shtetit e Kosovës.

Sipas tij, me këtë hap të fundit, Kosova është duke përmbushur të gjitha parakushtet që në momente të caktuara të garojë si anëtare e NATO-s.

- Advertisement -

Ministri tregoi se ftesa për këtë mision është bërë nga Komanda qendrore amerikane që ka përgjegjësi për një rajon të gjerë gjeografik ku përfshihet disa vende të Lindjes së Mesme, Afrikës e Azisë ku mund të zbarojnë forcat e FSK-së.

“Ftesën e kemi marrë nga Komanda qendrore amerikane, që ka përgjegjësi për një rajon të gjerë gjeografik ku përfshihen disa vende të Lindjes së Mesme, Afrikës e Azisë ku mund të zbarkojnë forcat tona.

- Advertisement -

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, në mars shkojnë për përgatitjet përfundimtare që do të zhvillohen në bazat përgatitore amerikane. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë kaluar në realizimin e planit gjithëpërfshirës të transicionit, duke nisur nga përgatitja e trupave, kuadrove dhe mjeteve teknike dhe besoj se jemi në rrugë të mirë të zhvillimit të këtyre kapaciteteve”, tha ministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit