9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zv.presidenti i SHBA-së, Mike Pence bën vaksinën anti Covid në transmetim “live”

Rekomandime

Zëvendëspresidenti i SHBA Mike Pence është vaksinuar kundër Cocid-19 në transmetim “live”. Pas vaksinimit, në një deklaratë për mediat Pence i tha audiencës dhe mjekëve se nuk kishte ndjerë asgjë gjatë vaksinimit dhe e cilësoi atë si “mrekulli mjekësore” që i siguron amerikanët “se shpresat janë në rrugën e duhur”.

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë tha se qëllimi ishte “të promovojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe të ndërtojë besim tek populli amerikan”.

Gruaja e Pence, Karen dhe Gjenerali, Jerome Adams gjithashtu bënë vaksinën gjatë transmetimit “live” në Shtëpisë së Bardhë.

Të hënën, SHBA nisi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer / BioNTech. Vaksina e parë që miratohet në SHBA, ofron deri në 95% mbrojtje kundër Covid-19. Tre milion dozat e para po shpërndahen në vende në të 50 shtetet e SHBA.

- Advertisement -

Ndërkohë, një vaksinë e dytë, e zhvilluar nga Moderna, ka ardhur një hap më pranë marrjes së miratimit të urgjencës pasi u miratua nga një panel ekspertësh.


Më shumë se 310,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të infektimit me koronavirus në SHBA, duke u bërë vendi që ka regjistruar më shumë të infektuar dhe viktima se çdo vend tjetër. Më shumë se 17 milion raste janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit