-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

FSK ndihmoi për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep detaje pas kthimit

Rekomandime

Pas më shumë se 24 orë përballje me zjarret në fshatin Shënmëri të Kukësit, ushtarët e Kosovës janë kthyer në vendin tonë.

Kontigjenti i FSK-së që zbarkoi në regjionin e Kukësit mbrëmjen e 9 gushtit, për tu ardhur në ndihmë autoriteteve lokale atje në shuarjen e zjarreve është kthyer dje pas vlerësimit se situata me zjarret mund të menaxhohet nga autoritetet shqiptare.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Telegrafin nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur detaje në lidhje me intervenimin që kanë bërë trupat e FSK-së në fshatin Shënmëri në Kukës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me datë 9 gusht 2021 ka zbarkuar në regjionin e Kukësit, një Forcë për Detyrë me njësi të kombinuar të përbërë nga 3 skuadra të zjarrfikës dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, një skuadre të Kompanisë për Operacione me Civil dhe një ekipi të Policisë Ushtarake”, u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Tutje, ata shtojnë se “Kontingjenti i FSK ka arritë te hyrja e tunelit të Kalimashit në ora 22:45 dhe aty ka vendosur kontakte me Komandantin e Incidentit të Shtabit emergjent të Kukësit”.

- Advertisement -

“Nga Shtabi emergjent dhe autoritetet shqiptare, kontingjenti i FSK ka marrë detyrë që të operoj në zonat e fshatit Shënmëri”, thuhet në përgjigje.

“Me datë 10 gusht 2021, forcat e FSK në bashkëpunim me zjarrfikësit e AME kanë operuar gjatë gjithë ditës dhe kane zhvilluar operacione te fikjes dhe kontrollit te zjarreve në disa lokacione rreth fshatit Shënmëri. Kontingjenti i FSK është kthyer në Kosovë dje në mbrëmje pas vlerësimit qe situata me zjarret mund të menaxhohet nga autoritetet shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Telegrafin.

- Advertisement -

Ndryshe, në zonën e Kukësit ku Ministria e Mbrojtjes ka dhënë ndihmë për shuarjen e zjarreve tashmë situata është më e qetë.

Vatra e zjarrit që rrezikonte tunelin e Kalimashit është izoluar dhe thuajse është shuar tërësisht.

Brenda kësaj vatre ka riaktivizime të vogla zjarresh, por pa rrezik e për të cilat zjarrfikësja e tunelit dhe punonjësit e tyre po e mbajnë nën kontroll.

“Duhet theksuar se në sipërfaqen e peshkuar nga zjarri mbi tunel, nuk ka mbetur pothuajse asnjë metër katrore livadhe, shkurre e pyje pa u shkrumbuar, ndaj dhe kjo vatër nuk përbën më kërcënim. Ndërsa vijojnë të jenë aktive dhe agresive dy vatrat e tjera, ajo në Majën e Rrunës dhe e Lakut të Thive”, ka thënë Donald Cenaj, zjarrfikës i tunelit për OraNews.

Cenaj tha se “Në të dy vatrat po punohet nga forcat e angazhuara në përbërje të të cilave janë punonjës të zjarrfikësve, ushtarakë të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, banorë të zonës, por edhe ata të shërbimit pyjor të Bashkisë Kukës”.

“Të dy vatrat shtrihen në terrene të vështira dhe vënia e tyre nën kontroll është e vështirë dhe përsëri sot është ndërhyrë me helikopter nga ajri. Nga Rrësheni do te ndihmojë me një bot me gjashtë ton ujë,” u shpreh Cenaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit