3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ftesa nga Gjykata Speciale arsye e dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga AKI-ja?

Rekomandime

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Shpend Maxhuni është larguar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale në Hagë. Maxhuni s’ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, por siç është merr vesh Gazeta atje është thirrur për shkak të rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme nga AKI që ndërlidhen me Specialen. Maxhuni është larguar nga AKI një ditë para se kreu i PDK’së Kadri Veseli të bëjë publike ftesën nga Tribunali.

- Advertisement -

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, të mërkurën ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shkruan Gazeta Express.

Dorëheqjen e tij nga pozita e shefit të AKI-së, Maxhuni, ia kishte dorëzuar kryeministrit në detyrë , megjithatë në njoftimin e djeshëm të Haradinajt nuk ishte specifikuar arsyeja e dorëheqjes.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate.

- Advertisement -

Për të konfirmuar një gjë të tillë Express gjatë ditës ka provuar që ta telefonojë Maxhunin megjithatë telefoni i tij nuk ka qenë në dispozicion.

Duke parë këtë gazeta ka drejtuar edhe pyetje në adresën zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, por nuk është kthyer ndonjë përgjigje.

- Advertisement -

Megjithatë po qarkullojnë skenarë të ndryshëm që kanë mundur të shtyjnë Maxhunin të japë dorëheqje.

Siç ka treguar në një konferencë për media kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, Shpend Maxhuni është larguar nga posti i të parit të AKI-së për shkaqe shëndetësore.

“Ju siguroj që puna e tij në shërbim të vendit është e çmueshme. Shpend Maxhuni është nalt në notën e vlerësimit, prej meje në këtë rast por edhe prej aleatëve që punojnë punët e njëjta. Motivacioni është arsyeja personale e tij, motivacioni është arsyeja shëndetësore që unë e respektoj, aty ka zëvendësdrejtor, ende s’ka inspektorë”, ka thënë Haradinaj sot në konferencë për media nga kryeminsitria.

Ndërkohë është përfolur shumë edhe për mundësinë që Maxhuni do të udhëtojë drejt Turqisë për t’u rehatuar në ndonjë prej konsullatave të Republikës së Kosovës atje. Kështu të paktën kanë shkruar edhe sot disa media në vend.

Shpend Maxhuni ishte emëruar në krye të institucionit më të lartë të sigurisë së shtetit pas shkarkimit të Driton Gashit, që kishte ardhur si pasojë e skandalit me deportimin e shtetasve

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit