14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Spanja nuk do ta bojkotojë Samitin online të Zagrebit për shkak të Kosovës

Rekomandime

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të jetë pjesë e Samitit te Zagrebit ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova.

- Advertisement -

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të paraqitet përmes viedeolidhjes në Samitin për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në përmes videokonferencës, kanë raportuar burimet diplomatike spanjolle. Samiti ishte planifikuar për muajin mars por ështe shtyrë për shkak të pandemise. Prandaj presidenca kroate e BE’së do ta organizojë atë nëpërmjet internetit apo videolidhjes.

Kosova poashtu do të marrë pjesë në Samitin e 6 majit nëpermjet videokonferencës. Në vitin 2018 ish-Kryeministri i atëhershëm i Spanjës Mariano Rajoy kishte refuzuar të marrë pjesë në Samitin e Sofjes ku pjesëmarrëse ishte edhe Kosova.

Ish-kryeministri i Spanjës kishte thënë se vendimi i tij ishte konsistent me qëndrimin e shtetit spanjoll per të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Spanja nuk ka marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe burimet qeveritare dhe ato diplomatike të Spanjës kanë bërë me dije se pozicioni ndaj Kosovën nuk ka ndryshuar, shkruajnë mediat spanjolle.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është po ashtu është i ftuar dhe burimet evropiane janë të sigurta se ai do të jetë pjesëmarrës në takimin online, shkruan Europa Press. Ne fakt Rajoy në kryeqytetin bullgar kishte takuar kolegët e tij të vendeve anëtare por nuk u ishte bashkuar atyre kur kishin takuar 6 liderët e Ballkanit Perëndimor për shkak të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit