10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Zëdhënësi i Qeverisë: Pacolli duhet të kërkoj falje për fjalën “ akt terroristic nga ana e shtetit”

Rekomandime

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, sot ka thënë se depouteti nga radhët e AKR-së duhet të kërkoj falje pasi e ka quajtur Kosovën “terroriste”.

- Advertisement -

Sipas tij, thirrjet për të respektuar mast në fuqi pas udhëtimit, ai i ka interperetuar si frikë të tij për një “akt terroristik nga ana e shtetit” në të, shkruan IndeksOnline.

Kryeziu bëri të ditur se “Pacolli, ndërkohë që vazhdon të zbatojë masat e izolimit në shtëpi, njësoj si çdo qytetar i ardhur nga jashtë, do të duhet të fliste publikisht dhe të kërkonte falje, duke tërhequr ato që tha”.

Reagimi i Kryeziut:

- Advertisement -

Deputetit Pacolli i është komunikuar zyrtarisht se duhet të respektojë masat, ashtu siç bën çdo qytetar, përfshirë edhe zyrtarët ndërkombëtarë që vijnë në Kosovë.

Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar që edhe ai të zbatojë masat në fuqi i intepretoi si frikë të tij për një “akt terroristik nga ana e shtetit” në të.

- Advertisement -

Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për “akt terroristik nga shteti”.

Këto fjalë të rënda, po publikohen në mediat e vendeve që sabotojnë shtetësinë e Kosovës, dhe po përdoren kundër shtetit tonë.

Deputeti Pacolli, ndërkohë që vazhdon të zbatojë masat e izolimit në shtëpi, njësoj si çdo qytetar i ardhur nga jashtë, do të duhet të fliste publikisht dhe të kërkonte falje, duke tërhequr ato që tha.

Edhe opozitarizmi e ka një kufi, është e papërgjegjshme, e pamatur, e dëmshme dhe e dënueshme ta quash shtetin tënd “terrorist”, kur ai përpiqet të ruajë shëndetin tuaj dhe të qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit