3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ftohet në Kosovë përkrahesi i Millosheviçit që fitoi çmimin Nobel

Rekomandime

Në Kosovë po vazhdojnë reagimet kundër vendimit që Peter Handke të shpërblehet me Nobel

“Ideja e Kosovës për mua nuk është ide politike, ajo është ideja e shpirtit. U jam mirënjohës për mikpritjen banorëve të Hoçës, të cilët kanë vendosur të jetojnë këtu”.

Këtë deklaratë, nobelisti i sivjetmë në letërsi, Peter Handke e dha pikërisht në Kosovë.

- Advertisement -

Shkrimtari që mbronte regjimin e Sllobodan Millosheviqit, dhe gjenocidin e tij në Kosovë e vende tjera të Ballkanit, më 2009 qëndroi në fshatin Hoçë të Madhe në Rahovec, raporton T7.

Madje këtu ai i dorëzoi edhe një donacion prej 50 mijë eurosh koordinatorit për Komunën e Rahovecit të Qendrës Koordinuese Serbe, Dejan Balosheviq.


E pikërisht në një donacion të ngjashëm shpreson edhe organizata kulturore, Qendra Multimedia në Kosovë.

- Advertisement -

Në një ftesë ironike, për Handken që të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të Letërsisë POLIP 2020, i përmendet autorit austriak heshtja karshi krimeve serbe në Kosovë.

“Jemi mirënjohës ndaj këtij autori të madh që i dhuroi Hoçës së Madhe një pishinë me paratë që kishte fituar nga çmimi Ibsen dhe rrjedhimisht jemi të bindur që paratë nga çmimi Nobel do të jenë të mjaftueshme për të paktën dhjetë pishina të tjera – le të notojnë njerëzit! – por jemi sidomos falenderues ndaj tij që solli bukuri dhe dashuri në një vend ku të tjerët sollën vetëm krime. Ftojmë Peter Handke të jetë mysafiri ynë në edicionin e vitit 2020 të POLIP-it dhe gjithashtu nuk do të kundërshtonim nëse ai e shoqëron vizitën e tij me një pishinë të vogël për Qendrën Multimedia”.

- Advertisement -

E nga Qendra Multimedia, kanë treguar qëllimin e kësaj ftese.

Aurela Kadriu thotë se nuk e kanë nisur këtë ftesë në adresë të Handkes, por shprehet e kënaqur me debatin e ngritur për këtë ftesë.

Në Kosovë dhe jashtë pati shumë reagime në kundërshtim më vendimin e Komitetit të Nobelit që Peter Handke sivjet të nderohet me Nobel për Letërsi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit