6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Pacolli: Beogradit dhe Vuçiq-t i pengon që koalicioni Nisma-AKR ka kaluar pragun

Rekomandime

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD aktualisht ka 5.5% dhe tash ka kaluar pragun.

- Advertisement -

Sipas Pacollit, veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Pacolli tha njëashtu se Beogradit dhe Vuçiq-it po i pengon që koalicioni NISMA-AKR-PD ka kaluar pragun.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun.

Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

- Advertisement -

Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në posten e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota.

Kjo është një shkelje e ligjit dhe ne do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave.

Beogradit dhe Vuçiçit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij te manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetetar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit