15.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Presidenti e shpalli dëshmor, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së paralajmëron Thaçin: Nuk do të shpëtosh nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi, para tre vjetëve e kishte bërë homazhe e kishte shpallur dëshmorë të kombit, veprimtarin e vrarë të LDK-së Haki Imeri.

- Advertisement -

Për ta bërë këtë nderim tek varri i Imerit, Thaçi e pati bindur vëllaun e tij, Imer Imeri, përkundër që ai vazhdimisht e pati akuzuar Thaçin se ka gisht në vrasje.

Thaçi sipas Imer Imerit i ishte betuar me 124 pleq që nuk ia ka vrarë vëllaun. Por familja e ngushtë e Haki Imerit nuk kishte pranuar asnjë herë “shfajsimin nga Thaçi”, ata vazhdimisht kanë kërkuar drejtësi për Imerin. Përmes një letre publike sot në 20 vjetorin e kidnapimit të tij, ata i janë drejtuar Hashim Thaçit duke i thënë se nuk do të mund të shpëtoj nga Gjyakata Speciale.

amilja e veprimtarit të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Haki Imerit, i cili ishte vrarë, me 2 nëntor të vitit 1999, përmes një letre publike kanë kërkuar që të dënohen vrasësit e tij. Ata duke e akuzuar presidentin Hashim Thaçi se ka gisht në kidnapimin dhe vrasjen e Imerit, thonë se ai nuk do të mund t`I shpëtojë Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

“Presim zhvillimet qe do t`i sjell e ardhmja, edhe pse skenarë te mundshme për eskalimin e situatës mund te ketë kur dihet se krerë te krimit te organizuar do te ballafaqohen me te kaluaren e tyre te bujshme kriminale ne proceset e ardhshme”, shkruan në këtë letër të familjes së ngushtë të Haki Imerit.

Sipas tyre vrasja e Haki Imerit, është bërë nga njerëz të SHIK-ut, organizatë kjo që ka pasur një strukturë komanduese dhe të njohur.

- Advertisement -

“Vrasja ndodhi në mandatin e Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thaçit, dhe fati jonë i vetëm është që këtë mandat kriminal e kap , mandati i Gjykatës Speciale, dhe shpresojmë në rezultate për të sjellë drejtësinë e anashkaluar, manipuluar dhe mbuluar, që për qëllim e kish te mos të ndriçohej e vërteta, sepse e vërteta u vë pranga krerëve të mafias politike, të cilët së shpejti mund të akuzohen për krime ndaj shqiptarëve nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë me seli në Hagë”, thuhet në këtë letër.

Siç shkruajnë familjarët e Haki Imerit, ata vazhdimisht kishin përjetuar dhunë të theksuar politike, e cila sipas tyre u vinte vinte nga krerë politikë që veten e quanin “drejtori politike” çlirimtar ani pse e vërteta është se këta u vërtetuan se ishin dhe janë grabitqarë”.

Në 20 vjetorin e vrasjes së tij, ata thonë se gjendja e tyre shpirtërore është bërë edhe më e vështirë sepse drejtësia nuk është vënë në vend. Ndërkaq veprimi i Hashim Thaçit që t`u shkonte në shtëpi për tu shfajësuar, sipas tyre nuk ishte i rastësishëm.

“Kishin kaluar pothuajse dy dekada nga vrasja dhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi nuk na ishte lajmëruar, kurrë, madje as për të shprehur ngushëllime, sepse ishte vrarë edhe mësuesi i tij dhe kujdestari i klasës. Pas gjithë kësaj periudhe të gjatë, një ditë, “papritmas” kishte vendosur të vinte në shtëpinë tone”.

“Me datën 22 nëntor 2016 erdhi në shtëpinë tonë në fshatin Vojnik, i shoqëruar nga dy veta. Kjo ardhje nuk ishte e rastësishme, ishte parapërgatitur me të vetmin qëllim dhe motiv për ta la veten për këtë krim dhe për t’ua hedhur fajin të tjerëve, shokëve të tij”.

“Erdhi kah ora 19.00 në mbrëmje dhe qëndroi deri në ora 21.30 min duke u “larë” e “shpërlarë” se ai vetë nuk ka gisht në këtë vrasje, por shokët e tij. Pse iu desh të mos na kujtonte kurrë as ne të gjallëve dhe as mësuesin e tij të vrarë, për më tepër se një dekadë, e befas të vendoste të sqarohej me ne, Hashim Thaçi?”, thuhet në këtë letër të familjes Imeri.

Sipas tyre kjo “vizitë” e tij do të sqarohet në të ardhmen.

“Jemi marr dhe do të merremi për aq sa mundemi me ndriçimin e vrasjes së më të dashurit tonë Hakisë. Do te bashkëpunojmë me Dhomat e Posaçme dhe shpresojmë që Gjykata Speciale do t’i jap një epilog këtij rasti, por edhe rasteve të tjera të shumta, të cilat drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës nuk i ndriçuan dhe nuk do t’i ndriçonin kurrë”.

“Pas vizitës te ne, Hashim Thaçi i bëri thirrje publike prokurorit Lumezi që të hetonte dhe ndriçonte vrasjet me motive politike, ne e dimë se këtë e bëri sa për sy e faqe, sa për të bindur e manipuluar opinionin se kinse Hashim Thaçi nuk ka dore ne organizime te dhunës sistematike me motive politike, është kundër krimeve, dhe po kërkonte ndriçimin e vrasjeve politike. Ka nga ata qe edhe u besojnë deklaratave te rrejshme e mashtruese te tij…”, thuhet në letër.

Sipas tyre, familjarëve me datën 22 nëntor 2016, krimi makabër është konfirmuar nga vet Thaçi “me ardhjen e tij në shtëpinë tonë për të na treguar se kush ishte urdhërdhënësi dhe kush ishin vrasësit, realisht dëshmojë kundër vetvetes”.

“Ai kishte një intence, të (dez)informonte me qellim qe vet te shmangej nga epiqendra e ngjarjes tragjike te 2 nëntorit. Kërkesa e tij që të dëshmonte vullnetarisht kundër shokëve të tij për rastin e Hakiut, ishte e mirëpritur, por dëshmia e tij është tinëzare, hileqare, madje edhe e rrejshme dhe si të tillë do ta trajtojmë përgjithmonë”.

Vizita e Thaçit sipas familjarëve u ka nxitur atyre konflikte të brendshme.

“Tash po bëhen tri vite qysh kur na solli lajme me gjemba. Po bëhen tri vite që nxiti konflikte të brendshme, me të cilat jemi duke u përballur edhe sot. Po bëhen tri vite që lufta speciale e Thaçit kundër familjes sonë nuk ka të ndalur dhe kundër këtij skenari kërkojmë ndihmë nga Dhomat e Specializuara, meqë shteti i Kosovës është i kapur dhe luftën kundër familjeve të viktimave të SHIK-ut e stimulon ne forma latent”, thuhet në letër.

“Këtë luftë speciale nuk do ta fitosh z.Thaçi, edhe pse i ke vene ne shërbim, shpërdorim mekanizmat zyrtare per qëllime personale, për ta nënshtruar familjen tonë Tani je një njeri që ke hap hesape edhe më të mëdha, që nga 2016-ta e këtej. Provat e 22 nëntorit 2016 nuk do te keqpërdoren do te trajohen me kujdes te vaçant”, thuhet në letrën e familjes.

Gazeta Insajderi, pati shkruar para tri vjetëve, se si Presidenti Thaçi do të bënte homazhet dhe do ta shpallte dëshmorë të kombit, Haki Imerin.

Homazhet në fshatin Turiqec të Skenderajt dhe akademinë përkujtimore në nderim të Haki Imerit, e pati marrë përsipër presidenti Thaçi së bashku me Komunën e Skenderajt.

Ndonëse për vite të tëra Thaçi dhe Shërbimi Informativ i Kosovës, ishte bërë përgjegjës nga vëllai i Haki Imerit, Imeri se ka gisht në vrasjen e këtij aktivisti. Imeri ishte tërhequr nga akuzat pasi që thoshte se presidenti i vendit “i është larë” duke i bërë be me 124 pleq se nuk ka lidhje me këtë vrasje.

“E kom akuzu gjithnjë…, kam ardhë në përfundim që ai (Thaçi v.j.) ka mujt mu la… I ka ba do thirrje m’i hetu vrasjet e mas luftës, gjatë luftës edhe me rafikimin e Gjykatës Speciale, diçka mund pastrohet”, ka thënë Imeri.

Në fillim të këtij viti, Gjykata Speciale e pati ftuar Imer Imerin për intervistim lidhur me vrasjen e vëllaut të tij në vitin 1999.

Në letërthirrjen që e pati publikuar Insajderi, thuhej se Imeri duhej të paraqitej në Hagë për t’u marrë në pyetje me 21 janar.

“Fletëthirrja ju kërkon që të paraqiteni personalisht për t`u marrë në pyetje në Hagë, Holandë. Në datën dhe kohën e caktuar. Moszbatimi i këtij urdhëri mund të ndëshkohet me gjobitje dhe burgim“, thuhet në ftesën e Speciales.

I kontaktuar nga Insajderi, Imeri pati thënë se nuk dëshiron të bëjë publike informata lidhur me këtë çështje, por se është i gatshëm t`i përgjigjet gjykatës.

“Jo hala datën nuk më kanë tregu veç kanë thanë që është e mundshme që më ftojnë. Ftesë nuk kam marrë hala po këto janë punë të mijat. Këto janë punë të mijat, çështje hetuesie, nuk kam nevojë me ju tregu se boll jam merr me gazeta me media, kurgja kush s`më ka ndihmu kurr”.

“Unë nuk bëjë publike kurgja, kur t`m vjen ftesa shkoj, sigurisht që do përgjigjem do t`i mbajë fjalët e mija çka kam folë, kurgja tek unë nuk dështon”, tha ai.

Sot janë bërë 20 vjet që kur Haki Imeri ishte kidnapuar me një veturë që kishte qenë në pronësi të një organizate në fshatin Burojnë, e që një ditë pas ishte vrarë në fshatin Aqarevë.

Vrasja e Haki Imerit shënon vrasja e parë politike në Kosovën e pas luftës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit