4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fundi i një dashurie fals

Rekomandime

1. Edi Rama i dha fund ‘dashnisë’ së falsifikuar dhe historike shqiptaro-shqiptare.

- Advertisement -

Mua më vjen mirë që po ndodh kjo.

Se deri te Era e Edi Ramës, ka qenë normale për shqiptarin e Kosovës m’u bë kërrsh me vëllain që ja ka nana e baba, por s’ka qenë e moralshme m’u prish’ me ‘vëllain’ e Shqipërisë…për asnjë çmim, se t’ka dal zani i zi.

3. Për Shqipërinë ne (budallë qysh jemi) e kemi dhënë jetën dhe jemi kalb’ burgjeve.
Ata ndihmoju armikut me na gju’ në det, ne dil prej deti e duaji ata depsuza apet.
As armiku nuk na ka dasht më pak se Shqipëria. Dëm më i madh se mos me t’dasht a ka? Indiferenca e shqiptarëve ‘atje’ është e ftohtë si ‘vdekja’

- Advertisement -

Por dëm edhe më i madh sesa mos me t’dasht, është me rrejt veten sikur duhemi.

Po çfarë dashnije, çfarë bakraçi..

- Advertisement -

Shqiptarët e Shqipërisë janë rritur në ateizëm, në frikë dhe pabesi, i ka kalit’ komunizmi, ata (gjeneratat më të vjetra që ende e kanë në dorë Shqipërinë) i duan sendet e jo njerëzit, ata në vend se m’u dashuru në humorin tënd, për shembull, dashurohen në sahatin tënd.
Historia nuk njeh ‘dashnor’ të madh shqiptar.
Ata veç ‘marrin’, nuk ‘japin’.
Dhe, anipse një popull, me ta jemi si nata me ditë.

Por, në fakt ne s’e kemi dhënë jetën për ta, por e kemi dhënë jetën për sevdanë që na ka dhënë të qënit shqiptar e që nuk kish pas bash kurrëfarë hyjnorje a privilegjii këtu.

3. Cili prej jush nuk e kish paditur Ramush Haradinajn nëse ju kish demonizuar në publik si ‘tradhtar’? Unë Po.

Vlla-vlla, por kosi me pare.

4. Ramushi e ka demonizuar Edi Ramën deri në atë shkallë, sa s’ka shqiptar në Kosovë që nuk e urren dhe që nuk është i bindur se prej majës së gishtave e deri në maje të kresë Edi Rama është komplet ‘tradhtar’.

5. Ramush Haradinaj e ka pa ‘tradhtarin’ dhe nuk e ka paditur për ‘tradhti kombëtare’.

Në çastin që i ka hetuar ‘tradhtarët’, e ka pasur obligim shtetëror dhe moral t’i padis në gjykatë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin për ‘tradhti kombëtare’, por Ramushi i ka ‘paditur’ në publik, i ka paraqitur në media si ‘djaj”, që do të thotë se Atij nuk i ka penguar pse ata janë ‘tradhtarë’, Ramush Haradinajt i ka mjaftuar kaq, ta dinë shqiptarët kush janë ata dhe u mbyll rasti i tradhtisë.

Ramushi ka talent për propagandë, sepse i teket e përsërit të njejtën një fjalë, me shpresën, se ‘taktika’ e vjetër ‘kur e përsërit rrenën-bëhet e vërtetë’, vlen edhe në ditë të sotit. Pas Edi Ramës, të njëjtën propagandë po e bën kundër Albinit.

6. Edi Rama, ‘me një të rame, dy të vrame’, me një padi ‘i pastron’ dy emra, të vetin dhe të ‘bashkëtradhtarit’ të tij, Hashim Thaçit.

Plus i shtin do pare të mira në xhep dhe në mënyrë ligjore, me letra e shpall Ramushin (pas Sali Berishës, shpifës.
Burri plak me shpif. Turp. Shpifja është e neveritshme dhe e ultë sa tradhtia.

Normal që Edi Rama shpallet ‘jotradhtar’ sepse Kosova nuk u nda. Sikur këta të ishin ‘tradhtarë’, Kosova do të duhej të ishte e ndarë.

Pra, ka ‘tradhtarë’, por s’ka vepër tradhtie.
Motiv për tradhti, ka.
Edhe buxheti për tradhti, 50 milionë, a sa ka thënë Rambo, është siguruar.
Por produkt tradhtie, s’ka.

7. Ramush Haradinaj e ka një rrethanë lehtësuese, që në bankën e të ajuzuarit mund ta shfrytëzoj në favorin e tij.
Atij Edi Rama i ka thënē ‘budallë’. Dhe tash Keteministri shqiptar ‘budallën’ tash po e akuzon për shpifje. Nuk shkon.
Ramushi mund të mbrohet tash ‘me fuqinë dhe lirinë që ta jep të qënit budallë’.

S’mund të gjykohet ‘budalla’, edhe në rastin kur është ‘sherr-budallë’.

8. Është fakt se Hashim Thaçi dhe Edi Rama kanë folur hapur për shkëmbime territoresh, bile e citonin edhe Ibrahim Rugovën si ‘baba’ i kësaj ideje.

Nuk e kanë mbajt fsheh se janë meraklinj të shkëmbimeve territoriale mes Kosovës e Serbisë. Kur je ‘tradhtar’ transparent, nuk je i rrezikshëm.

Prandaj, Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë ngelur vetëm ‘tradhtarë’ në tentativë.
Plus tash po e shfrytëzojnë Ramushin me ua po ‘pastru’ emrat, dhe m’i pagu me pare të vetat Ramush aga shërbimet e ‘pastrimit’.

Sport i rëndë.

9. Gjuha prej tuli, do të ishte mbarë e mirë që Ramushi t’i kërkojë falje Edi Ramës, ti thotë ‘Më fal që kam menduar se je tradhtar’, ndërsa Edi Rama të tërheq padinë dhe njerëzit të fillojnë të maten tri herë para se të flasin.

10. Është për t’u admiruar mekanizmi mbrojtës dhe imuniteti i Hashim Thaçit. Thuaj çka të duash, atij nuk ja ndien.

P.S. E unë (hajr ishalla) po ndjej sikur po shkëlqej ?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit