17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Fuqi vdekjeprurëse: Këto janë 3 armët më të rrezikshme të Ushtrisë Amerikane

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fuqishme që bota ka parë ndonjë herë, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse kjo ushtri nuk është më e madhja në botë, ajo ka ekipin më të trajnuar, duke i lënë kështu në turp rivalët si Kina dhe Rusia.

Gazeta Metro më poshtë u sjell 3 armët më të fuqishme, njëkohësisht vdekjeprurëse, të Ushtrisë Amerikane.

- Advertisement -

1.Arma Gatling

E përdorur për herë të parë gjatë Luftës Civile Amerikanë, Gaitling është arma e shpejtë e zjarrit, ndër më të parat në botë. E përbërë nga fuçi të shumëta që rrotullohen rreth një aksi qëndror, arma e shpikur nga Richard Gatling ka zgjidhur problemin e sigurimit të zjarrit të qëndrueshëm, për herë të parë në epokën e barutit.

Pas përfundimit të Luftës Civile, Ushtria ka përdorur një Gatling me 10 fuçi, që mund të hapte zjarr 400 raunde për minutë.

- Advertisement -

2. Projekti Manhattan

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara zhvilluan bombën atomike në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, nën një program të quajtur Projekti Manhattan.

Projekti nisi në vitin 1939, kur Komiteti Këshillëdhënës i tha Presidentit Franklin Roosevelt se elementi “do të siguronte një burim të mundshëm bombash me një destruktivitet shumë më të madh se çdo gjë që tani dihet”.

3.Dronët

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka dronët më të fuqishëm në botë. Në vend që të rrezikojnë jetën në fushën e betejës, forcat amerikane mund të luftojnë në distancë me këto sistemet e reja.

Ndonëse fillimisht konsiderohej si një modë që shpejt do të kalonte, 15 vitet e fundit kanë treguar se avionët pa pilot kanë ndryshuar plotësisht mënyrën se si zhvillohen luftërat./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit