1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fuqia e mustaqeve

Rekomandime

Bravo Abdullah Hoti, Allahu të shpërbleftë.

Mburret me ty Qatari, Arabia, Turqia, Kamboxha e të gjitha shtetet muslimane, se mbrëmë ti ua ke zbardh fytyrën.

- Advertisement -

E meriton që një xhami të pagëzohet me emrin tënd dhe të ndërtohet mbi rrënojat e llastrave të kazinove në Karaçevë.

Abdullah Hoti e ka zgjedhur mesnatën, për ta bërë natën-ditë.
Se filmat shikohen veç në terr.

Se ato kazinot prej llastre kanë qenë edhe ditën aty, por ditën nuk shihet bullduzheri, nuk e ka atë ndjesinë si kur e sheh natën.
Në Karaçevë nuk kanë lu me fatin e tyre tinëz.

- Advertisement -

Bullduzheri i ka nxjerr me rrënjë kazinot në Karaçevë në të njejtën ditë që Gjakova i ka nxjerr me rrënjë lisat midis qyteti. Kështu neodh kur kordinohen bullduzherët e Kosovës dhe rrënjët tona ‘flasin’ me një zë.

Tamam qysh i ka hije një shteti islam që nuk luan me fatin, ose që fatin nuk e merr si lojë, Allahu na ruajt.

- Advertisement -

Pritet që Las Vegasi të mobilizohet për ta shpallur Abdullah Hotin ”person i rrezikshëm’ për të ardhmen e atij vendi mëkatar që u ndërtua mbi ‘haram’.

Bota perendimore e ka stilin tjetër, e rregullon me Ligj edhe lojën online, kurse në Kosovë komplet buxheti vjedhet nga qeveria (s’ka tender të pakorruptuar dhe s’ka politikan të varfër, përveç po dihet për kë e kam fjalën), kurse rrënohen pesë trafika (kiosqe) prej llastre në Karaçevë dhe bëhet film.

Kjo ishte ide ekstremiste e Ramush milionerit, i cili jashtë trupit të tij fizik është i krishterë, për nevoja ortodokse bëhet Gjokoviq , kurse në mendje mbetet qysh i ka hije Ramush, mysliman i devotshëm, që me të drejtë ‘i urren’ të gjitha ‘lojërat e fatit’ që nuk i sjellin fat atij.

Është kisha e Millosheviçit midis Prishtine, e ndërtuar pa leje, edhe aty ka shpirtëra të korruptuar, pse nuk po e rrënoni.

Janë qindra lokale në veri pa leje, qindra shtëpi pa leje, por si shtet islam që jemi, e marrin shembullin e Turqisë ‘është gjynah dhe e ndaluar m’i rrëzu shtëpitë pasi të ndërtohen’.

Ai që më së lehti bëhet nervoz (pas Vjosës) është Agim Veliu.

Mjaftoi që ia shau Reshepi mustaqet, për m’i marrë bulldozherat e me tregu fuqinë dhe pushtetin e mustaqeve.

Po m’i pas nervozu më shumë, çka kish ndodh me ministrin që si çështje të brendshme nuk mund ta mbajë as nervozën e tij personale.
Kur njeriu nervozohet për mustaqet që përnjëmend i ka, e s’po ja ngjet Vetëvendosja me UHO, nuk është shenjë e mirë, tregon komplekset e jashtme të ministrit të brendshëm.

Pas këtij aksioni të fuqishëm, Agim Veliu duhet të ndjehet bartës krenar i mustaqeve. Sepse mustaqet e Erdoganit i bëjnë të fala mustaqeve të Agim Veliut.
I lumtë.
Me lejen e Allahut, më në fund Avdullah Hoti po e merr në dorë fatin e Kosovës.

P.S. S’di a është e ndalume por unë jam tuj e lu një lojë të fatit në rrethana shtëpie dhe i kam shti n’lojë goxha do pare, 5 euro.
Loja quhet ‘Vargjet satanike të Abdullah Hoti’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit