4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Fushatë e egër nga Serbia: Paguan regjisor për të bërë film propagandues kundër Kosovës

Rekomandime

Në dhjetor të vitit 2019, Qendra e Filmit të Serbisë (FCS) nuk kishte financuar projektin e regjisorit Paul Kampf, për të realizuar një film të metrazhit të gjatë të quajtur “Žetva” (korrja), me arsyetimin se nuk kishte fonde të mjaftueshme.

Siç raporton Novosti.rs, i njëjti film, i cili do të paraqes shqiptarët si kriminel, të lidhur me procesin transplantit të organeve kinse të ketë ndodhur në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”, tani ka marr dritën e gjelbër nga FCS dhe ka filluar të incizohet.

- Advertisement -

Mediat në Serbi e quajtën si “regjisorë i famshëm amerikan”, ndërsa me një kërkim të thjeshtë në internet, Paul Kampf del të jetë një dështim hollivudian.

Filmi i fundit i tij i quajtur “Imprisioned, ka marrë kritika shumë negative nga e famshmja amerikane Los Angeles Times, duke e quajtur madje si “projekti që ka hargjuar talentin aktorëve”.

Veç tjerash premiera e këtij filmi nuk u shfaq në Amerikë por në Rusi.

- Advertisement -

Los Angeles Times, ka potencuar se filmi “Imprisioned” i Paul Kampf ka edhe përmbajtje jo të vërteta, të cilat nuk ia bënë me dije shikuesit, duke lënë të nënkuptohet se bazohet në ngjarje të vërtetë.

“Duke pasur parasysh se sa pak dinë shumica e amerikanëve për Porto Rikon, një territor i SHBA, është e papërgjegjshme të tregoni (në film) burra të ekzekutuar me varje, duke e harruar faktin se dënimi me vdekje në atë ishull është shfuqizuar në vitet 1920.”- shkruan Los Angeles Time, duke aluduar në kualitetin e dobt të filmit.

- Advertisement -

Përveç tjerash ky film ka marrë kritika negative edhe nga shikuesit e pakët që ka pasur. “Në fakt, me të vërtetë jam befasuar që disa prej aktorëve janë regjistruar në këtë projekt, ata nuk duket ta kenë lexuar skenarin ose diçka. Filmi mezi shikohet, kështu që mos e humbni kohën tuaj.” – ishte njëri nga gjithësej 4 vlerësimet që mori ky film në në IMDB.

Një shikues tjetër i trailerit të filmit në Youtube, komenton: “Mendova se kjo ishte një reklamë parfumi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit