5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pas vdekjes se dy mjekëve nga koronavirusi, vjen reagim i ashpër nga Vetëvendosja

Rekomandime

Pas vdekjes se dy mjekeve sot nga koronavirusi ka pasur reagime të ndryshme për gjendjen që tashmë vendi po kalon, e sidomos numri i lartë i të infektuarve dhe vdekjet po ashtu.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollcaku përmes një postimi në facebook ka thënë se numri i lartë i vdekjeve është shqetësues e sidomos vdekja e profesionisteve shëndetësor.

- Advertisement -

Mulhaxha-Kollcaku ka shkruar se vdekja e profesionisteve shëndetësorë̈, krahas numrit të madh të vdekjeve të pacientëve nga COVID-19, efshtë̈ shumë shqetësuese. Kërkohet mobilizim maksimal në të gjitha nivelet institucionale për tejkalimin e situatës tepër të vështirë.

Postimi i plotë:

Vdekja e profesionistëve shëndetësorë, krahas numrit të madh të vdekjeve të pacientëve nga COVID-19, është shumë shqetësuese.

- Advertisement -

Kërkohet mobilizim maksimal në të gjitha nivelet institucionale për tejkalimin e situatës tepër të vështirë.

Nga formimi i komiteteve dhe komisioneve të panumërta, filloni të shfrytëzoni resurset humane ekzistuese institucionale, duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë. Ata njerëz paguhen për këtë gjë.

- Advertisement -

Kaloni nga fjalët në vepra, sa nuk është bërë tepër vonë.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit në betejën me virusin SARS-CoV-2!

Pas vdekjes se dy mjekëve nga koronavirusi, vjen reagim i ashpër nga Vetëvendosja

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit