7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Paçarizi: Kurti ka frikë nga AAK-ja, ai e di fuqinë e Haradinajt për të organizuar protesta (VIDEO)

Rekomandime

Analisti Rrahman Paçarizi, në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë traditë të organizimit të protestave.

Ai u shpreh se kryeministri Kurti nuk ka frikë nga mënyra e opozitarizmit të rrugës.

- Advertisement -

“Kurti është i vetëdijshëm që (PDK dhe LDK), këto dy parti politike nuk e kanë model të marrjes së pushtetit këtë lloj të opozitarizmit, edhe fitorja në zgjedhjet lokale i ka akomodu edhe më shumë dhe u ka treguar LDK-së dhe PDK-së se rruga që janë duke e ndjekur është rruga më e mirë për ta, prandaj Kurti nuk ka frikë nga kjo mënyrë e opozitarizmit të rrugës, nga këto dy parti politike”, tha ai.

Paçarizi tha se Kurti frikën më të madhe e ka nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Sipas tij, kjo për arsye se ai e di fuqinë e Ramush Haradinajt për të organizuar protesta.

- Advertisement -

“Frikën më të madhe Kurti e ka nga AAK-ja, sepse e di fuqinë e Ramush Haradinajt për të organizuar protesta, e ka provuar vetë, ka qenë motori i protestave të Vetëvendosjes, sepse në të vetmen protestë kur nuk ka marrë pjesë AAK-ja asokohe, VV-së pothuajse i pati dështuar protesta, ka mbetur me shumë pak njerëz. Ka frikë nga PSD-ja sepse e di shkathtësinë organizative të Dardan Molliqajt dhe grupit të tij, ndonëse në këtë protestë Molliqaj e ka huq me huliganizmin, duke e goditur policin”, u shpreh Paçarizi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit