7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kelmendi kërkon dorëheqjen e deputetes Yllza Hoti: T’ia kthejë paratë buxhetit të shtetit

Rekomandime

Gazetari Adriatik Kelmendi ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së VV-së, Yllza Hoti, e cila shpenzoi veç për dy muaj 810 euro naftë, ndonëse jeton në Prishtinë dhe ndonëse në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk ka veturë të sajën të deklaruar.

Këto shpenzime me para të shtetit janë bërë për të shkuar në punë, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

E Kelmendi me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar që deputetja Hoti t’ia kthejë paratë shtetit dhe të jap dorëheqje.

Postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Dorëheqje, kthim i parave dhe kërkimfalje!

- Advertisement -

E tash rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook.

Pra, ajo tregon se do të vazhdojë të mashtrojë.

- Advertisement -

Mashtrimi i parë është se duke qenë me vendbanim në Prishtinë merr kompensim për udhëtim. Mashtrimi i dytë – se e heq nga Facebooku vendbanimin në Prishtinë dhe lë vetëm si vendlindje Prizrenin, pasi që është zbuluar dallaverja.

Mashtruese recediviste.

Kjo duhet të japë dorëheqje qysh sonte nga posti i deputetes, të kërkojë falje dhe t’ia kthejë buxhetit të shtetit paratë!

Si dhe partia të distancohet nga ajo.

Çdo veprim tjetër është në shumë aspekte shumë problematik, thënë së buti!.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit