8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Futbollisti italian infektohet me koronavirus

Rekomandime

Një futbollist i ekipit Pianese në Serie C – nivelin e tretë të futbollit italian – është infektuar me koronavirus natën e së mërkurës dhe si pasojë, klubi ka vendosur ta anulojë seancën stërvitore të së enjtes.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se lojtari kishte simptoma të gripit të shtunën e kaluar dhe nuk ishte futur në fushë si masë parandaluese.

- Advertisement -

Por ai kishte qëndruar për drekë me bashkëlojtarët dhe e përditshmja italiane shkruan se ai mund ta ketë marrë virusin gjatë një udhëtimi me tren për një vizitë të prindërit e vet në Emilia.

Pasi kishte qëndruar në shtëpi dhe i kishte paralajmëruar mjekët, atij i ka kaluar virusi sepse momentalisht ndihet mirë dhe nuk ka ethe.

Si masë parandaluese, ekipi i tij ka vendosur të anulojë seancën stërvitore të ditët së sotme në pritje të direktivave nga Instituti Mjekësor i Italisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit