2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fytyra e nervozuar e Vuçiqit e tregon më së miri si shkoi takimi me Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha më 14 prill në Beograd, pas një takimi me të Përfaqësuesin e Lartë gjerman për Bosnjë e Hercegovinën (BeH), Christian Schmidt, se ai nuk ishte dakord me vendimin e Schmidtit për të pezulluar Ligjin për pronat e paluajtshme në Republikën Sërpska (RS).

- Advertisement -

Schmidt dhe Vuçiq ranë dakord se ruajtja e paqes në Bosnjë e Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin, është vendimtare për përparimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Ata diskutuan për situatën në rajon, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë, ku Schmidt përdori fuqitë e Bonit për herë të parë më 12 prill. Këto fuqi parashohin që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë mund të paraqesë ose ndryshojë ligje, të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar politikë, si dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas faqes së internetit të presidentit të Serbisë, “Schmidt shprehu pikëpamjen e tij për arsyet e përdorimit të fuqive të Bonit, ndërsa Vuçiqi shprehu mospajtim të qartë me vendimet e fundit dhe zbatimin e fuqive të Bonit, të cilat ai beson se nuk i kontribuojnë stabilitetit .”

- Advertisement -

Të martën, më 12 prill, Schmidt pezulloi dekretin e presidentes së Republikës Sërpska, Zheljka Cvijanoviq, për shpalljen e Ligjit për pronat e paluajtshme që përdoren për funksionimin e autoriteteve publike. Schmidt tha se ky vendim do të vlejë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

Kushdo që nuk respekton vendimin e Përfaqësuesit të Lartë mund të dënohet, pasi një gjë e tillë konsiderohet krim.

- Advertisement -

“Vendimet që mora sot nuk e minimizojnë në asnjë mënyrë statusin e entitetit të Republikës Sërpska”, deklaroi Schmidt më 12 prill gjatë një konference për media.

Ndërsa Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjes, më 1 prill kishte deklaruar se “prona e Republikës Sërpska është pronë e Republikës Srpska dhe këtu nuk ndihmon as Boni dhe as fuqitë tjera”.

Ambasada ruse në Sarajevë të mërkurën paralajmëroi se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim” në Bosnje e Hercegovinë, një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi një ligj separatist etnik serb.

Ambasada ruse në Sarajevë e cilësoi lëvizjen e Schmidt si “të paligjshme” dhe bëri thirrje për anulimin e tij nga bordi drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes, organ ndërkombëtar që ende mbikëqyrë procesin e paqes në Bosnje e Hercegovinë.

Reagimi i Moskës pasqyron tensionet në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, i ndarë tradicionalisht mes Lindjes dhe Perëndimit dhe ku Rusia kërkon të zgjerojë ndikimin e saj.

Frika se këto tensione do të përshkallëzoheshin janë rritur që kur Kremlini pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.

Ligji për pronën e paluajtshme u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska më 5 prill, pasi ishte miratuar në Parlamentin e këtij entiteti më 10 shkurt.

Ky ligj parashihte që pronat e paluajtshme në pronësi të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës të bëhen prona të Republikës Sërpska.

Sipas ligjit të anuluar, pasuria e paluajtshme që përdoret nga institucionet e etnive, nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe shërbimet e tjera publike të themeluara nga Republika Sërpska, duhet të regjistrohen në këtë entitet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit