1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Gabimi fataI”, Kimete Berisha zhgënjehet nga Albin Kurti

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha, ka thënë se është e zhgënjyer dhe e habitur nga sjellja e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Ajo ka akzuar këtë qeveri për “arrogancë”, duke thënë se ajo po e vr.et veten me “mendjemadhësi”.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se kishte besuar sinqerisht dhe ishte munduar shumë për ndryshimin, mirëpo ka thënë se ata që po i vërsulen, nuk po e bëjnë këtë pa lejen e liderit (Kurtit).

Ajo në një postim në Facebook, ka publikuar një deklaratë të analistit Belul Beqaj, i cili kishte kërkuar mirëkuptim nga Qeveria ndaj atyre që ishin mbështetës të saj, sidomos Kimete Berishës.

“Gabim fataI bëhet nëse përkrahësit e djeshëm të ndryshimeve, sot i bëjmë armiq. Politika e mençur armiqtë i bën miq. Ndërkaq, kjo tendencë që po shkon karshi disa opinionistëve si Kimete Berisha, të cilës i janë vërsulur. Ajo ka qenë shumë korrekte, shumë parimore. Mund ta ketë bërë ndonjëherë ndonjë huqje, siç mund ta kem bërë unë dhe çdo kush tjetër, por jo me paramendim”, kishte deklaruar Beqaj.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Kimete Berishës në Facebook:

Fluturojnë dhe bien!

- Advertisement -

Faleminderit Belul Beqaj.

Po, është e vërtetë. Kam besuar shumë dhe sinqerisht…dhe jam munduar shumë për ndryshimin.

Por, jam zhgënjyer dhe e di se nuk më vërsulen pa lejen e Liderit.

Le të vërsulen, le të bëjnë çfarë të duan.

Nuk i lexoj, nuk i shoh, nuk i bëj hesap, kushdo që më shan unë s’e marr seriozisht!

Për mua ata janë…gjynahu i Zotit!

Unë e di se ata Fluturojnë dhe Bien.

E di se asnjë njeri i tokës që ka ecur me këmbët e veta (jo në shpinë të dikujt), nuk bie.

Unë e di se Albin Kurti është Kryeministri i shtetit më të varfër dhe më të korruptuar në Evropë, dhe se s’ka asnjë arsye ta rritë mendjen.

Kleoptra, kur nuk u ka dhënë miell popullit, e kanë gju’ me gurë.

Askush nuk ta duron arrogancën!

Sidomos shqiptarët që janë me frymë n’fyt, të padurueshëm, të lodhur nga varfëria dhe nga pabarazia s përjetshme.

Me shqiptarët duhet pasur kujdes, sepse janë autorë të idiomës ”Mē shumë e dua sherrin e shpejt se hairin e ngadalshën’!

Askush nuk të pret ty derisa fryhesh si pinguin në Antartik.

Nuk është problemi se ndjehem e zhgënjyer, problemi është se jam krejt e habitur.

Si është e mundur gjithë kjo mendjemadhësi, gjithë kjo padije!

Qeveria Kurti është arrogante!

A ka vetëvrasje më të madhe se kjo?

Këta që më vërsulen mua, janë të papunë, çka ka nevojë të shtoj më tepër!

P.S. ‘Vjen një kohë që më shumë të duhet kurajë të jetosh sesa të vdesësh’!

(Albert Camus)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit