1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gani Geci i shkruan Tomë Gashit: Nuk ka më lehtë sesa të zbulohet rasti i Astrit Deharit

Rekomandime

Gani Geci, aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se është lehtë të zbardhet rasti i Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që ndërroi jetë brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren pesë vjet më parë.

Në një koment në Fcaebook, Geci u shpreh se rasti i Deharit mund të zbulohet përmes kamerave të sigurisë.

- Advertisement -

“Ma lehtë se me zbulu këtë rast në Kosovë nuk ka. Vetem kamerat e sigurisë me i marr me dërgu në ekspertizë. Nëse dhoma e Astritit ka pas vetëm ni hyrje dhe ka qenë e monitoruar me kamera atëherë duhet hetuar vetëm kamerat a janë manipuluar”, i ka thënë Geci, Gashit.

Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar arrestime për rastin e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dehari, vdiq në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016. Ditën e nesërme bëhen pesë vite nga vdekja e tij.

- Advertisement -

Avokati i familjes Dehari, tha sot se prokuroria duhet të prëgatitet për arrestime lidhur me rastin.

“PROKURORIA TË PËRGATITET PËR ARRESTIME. Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit. Nesër bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit. Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria”, shkroi Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit