9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gani Gecit nuk i pëlqen oferta e VV-së, e kritikon që po i shtohet një ministri më shumë minoriteteve serbe

Rekomandime

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, ka komentuar ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) të bërë për LDK-në, shkruan GazetaBlic.Geci ka thënë se shumë më i mirë kishte qenë oferta e LDK-së që të ndaheshin ministritë 5 me 5, e kryeparlamentari t’i takonte LDK-së dhe premtimi i dhënë para zgjedhjeve do të kishte mbetur pa u prekur.Ai thotë se kjo ofertë e VV-së po lë të nënkuptohet që po thyhet premtimi i dhënë vetëm për poste.

- Advertisement -

Geci shton se kjo ofertë më shumë i konvenon minoriteteve serbe se sa LDK-së dhe sipas tij oferta është për të joshur minoritetin serb.Ai në fund shton se nuk do ishte fundi botës sikur kryeparlamentari i tanishëm të jepte dorëheqje dhe t’i jepej LDK-së dhe më pas të ia kthente përsëri VV-së atë kur LDK ta merr postin e Presidentit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Propozimi i LDK-ës ishte shumë ma i arsyeshëm shumë ma i drejtë qe LDK dhe LVV t’i ndajnë 5 me 5 ministritë dhe të mbesin me 12 ministri siç premtuan para dhe pas zgjedhjeve të dya palët.

- Advertisement -

Posti i kryetarit të Kuvendit ti takoj LDK-së kështu pat thanë edhe vetë VV në fillim para dhe pas zgjedhjeve dha çfarë të keçe do kishte që ky post më pas t’i kthehet VV pas zgjedhjes së Prisidentit.

Propozimi i VV që të rriten ministritë po jep me kuptua se VV po del nga premtimet elektorale vetem për poste.Tani me këtë propozim bazuar në Kushtetutë një ministri i takon minoritetit Serbë dhe mua po me duket më tepër si joshje e minoritetit Serbë që t’i kenë 2 ministri për ti rahatuar serrbët për me votua Qeverinë Kurti se sa që ti ketë 6 ministri LDK ja.Nëse kryetari i Kuvendit nga VV do jepte dorëheqje nuk është fundi i botës, sepse edhe kryetari i Kuvendit i zgjedhur nga radhet e LDK -së do të duhej të jepte dorëheqje pas një viti dhe nëse atëhere nuk do të mund të zgjidhej presidenti pas një viti atëherë VV dhe LDK do të mbanin nga një post të rëndesishen deri në fund të mandatit dhe ta gjenin ni president nga radhet e LDK-es të kapshem edhe për VV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit